Bota

Argjendari Graff thyen rekordin, tregon diamantin gjigant 302.37 karatësh


               Publikuar në : 11:37 - 16/04/19 |
xhu lia

Argjendari i njohur në botë për bizhutë e luksit, Graff, ka treguar ndoshta krijimin më të madh të karrierës së tij, diamantin “Graff Lesedi La Rona”, duke thyer sërish një rekord të ri të përcaktuar më parë nga vet ai.

Ky diamant me prerje të madhe smeraldi katror është 302.37-karat pa ngjyrë të përcaktuar, i quajtur ndryshe “D-color”, dhe me një qartësi shumë të lartë është ndoshta prerja më e gjerë për një diamant. Gjithashtu ky diamant ka qartësinë më të lartë që ka patur ndonjëherë një diamant, vlerësuar në këtë mënyrë nga “Gemological Institute of America (GIA)”. Laurence Graff, tregtari prestigjioz i diamanteve, ka bërë që të përulen përpara krijimit të tij më të fundit.

“Dashuria ime për diamantet ka qenë e gjatë dhe diamanti “Graff Lesedi La Rona” është një nder për mua. Ky diamant, diamanti ynë është përtej fjalëve. Të gjitha aftësitë tonë shkuan për të realizuar këtë kryevepër, i cili është i jashtëzakonshëm në çdo drejtim,”-është shprehur Graff.

Ky diamant ka thyer të gjithë rekordet e mëparshme e vendosur më parë nga Graff, duke kujtuar diamantin e çmuar “Lesedi La Rona”, i cili arrin në 1109 karat. Ky lloj diamanti është gjetur në vitin 2015 në minierën e ‘Lucara Karowe’ në  Botsvana dhe klasifikohej si diamanti më i madh i zbuluar në 100 vitet e fundit i gjetur ndonjëherë

Diamanti Lesedi La Rona’ 1109 karatësh ishte një sfidë e vërtetë për argjendarin Graff që për të analizuar një gurë të çmuar të atij niveli  u desh të përdorej një skaner i posaçëm dhe të veçantë në mënyrë që të vendosnin prerjen perfekte në bazë të papërsosmërisë së tij./Opinion.al/

Pas