Kryesore

Kallëzimi i kryebashkiakut të Kavajës, Basha: Sulm politik i Ramës


               Publikuar në : 11:38 - 16/04/19 |
eri on

Kallëzimin penal që IKMT bëri ndaj kryebashkiakut të Kavajës Isa Sakja, Lulzim Basha e quan sulm politik. Në një status në Facebook, Basha shkruan se kryeministri e kishte parathënë diçka të tillë, ndërsa përmend disa nga kryebashkiakët e majtë që duhet të ishin prej kohësh nën hetim.

“Kallëzimi politik penal kundër Isa Sakjas vjen nga i njëjti kryeministër i korruptuar dhe i lidhur me krimin që vazhdon të mbrojë Vangjush Dakon, i cili betonizoi Durrësin dhe plazhin e tij, duke u dhënë pasuri publike kriminelëve me të cilët bleu votat. Kallëzimi është urdhëruar nga kryeministri i Qazim Sejdinit, që komandon trafikun e drogës në Elbasan dhe e ka bërë qytetin plaçkë betoni të bandave. Sulmi politik ndaj kryebashkiakut të Kavajës vjen nga i njëjti kryeministër që, bashkë me shërbëtorin e tij, Erion Veliaj, kanë betonizuar Tiranën, duke e shndërruar në  lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave në Ballkan”, shkruan Basha.

Në fund të statusit, ai thotë se as kallëzimet dhe as gazi lotsjellës nuk do ta ndihmojnë kryeministrin Rama, duke shtuar se siç humbi Kavajën, do të humbasë së shpejti gjithë Shqipërinë.

Dje, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit e ka kallëzuar penalisht Isa Sakjan për shpërdorim detyre. Së bashku me të, IKMT ka kallëzuar edhe Drejtoreshën e Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, Dëshira Qato si dhe Kryeinspektorin e IMT së Bashkisë Kavajë, Dritan Kazazi.

Sipas IKMT, këta zyrtarë me veprimet dhe mosveprimet e tyre në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe në ushtrimin e funksionit të kontrollit të ligjshmërisë në të paktën shtatë objekte shumëkatëshe, kanë cenuar territorin dhe interesin publik.

Statusi i plotë i Lulzim Bashës:

Kallëzimi penal kundër Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, është sulm politik kundër kundërshtarit politik, i parathënë nga Edi Rama disa javë më parë. Ky sulm politik është i orkestruar nga një kryeministër hakmarrës, që nuk e pranon dot se qytetarët në Kavajë nuk drejtohen më nga një përdhunues dhe trafikant droge apo grabitës pronash në bregdet.  

Kallëzimi politik penal kundër Isa Sakjas vjen nga i njëjti kryeministër i korruptuar dhe i lidhur me krimin që vazhdon të mbrojë Vangjush Dakon, i cili betonizoi Durrësin dhe plazhin e tij, duke u dhënë pasuri publike kriminelëve me të cilët bleu votat. Kallëzimi është urdhëruar nga kryeministri i Qazim Sejdinit, që komandon trafikun e drogës në Elbasan dhe e ka bërë qytetin plaçkë betoni të bandave. Sulmi politik ndaj kryebashkiakut të Kavajës vjen nga i njëjti kryeministër që, bashkë me shërbëtorin e tij, Erion Veliaj, kanë betonizuar Tiranën, duke e shndërruar në  lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave në Ballkan.

As kallëzimet politike, as gazi lotsjellës, as propaganda nuk e ndihmojnë dot më Edi Ramën. Kryeministri më i korruptuar sot në Europë e ka humbur Kavajën dhe, shumë shpejt, ka për të humbur gjithë Shqipërinë!

Pas