Sport

Shorti i Kupës, finale e parakohshme mes Kukësit dhe Skënderbeut


               Publikuar në : 11:19 - 16/04/19 |
b.f

Është hedhur në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti për turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.

Goglat kanë rezervuar një “finale” të parakoshme mes Kukësit dhe Skënderbeut. Verilindorët e Ernest Gjokës do të jenë pritës në sfidën e parë, ndërkohë që skuadra finaliste do të vendoset në Korçë.

Nga ana tjetër, Tirana do të përballet me gjirokastritët e Luftëtarit. Ndeshjet e para të Kupës do të zhvillohen më 24 prill. Kujtojmë se fituesja e Kupës shkon në turin e dytë të Ligës së Europës./Opinion.al

Pas