Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Matthew Palmer ka mbërritur në Tiranë. Prej gati një ore, ai qëndroi në godinën e Kryeministrisë, ku zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama.
Mesditën e të martës, ai do të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Ndërkohë që gjatë pasdites, zyrtari i lartë amerikan do të shkojë në Presidencë për të takuar Presidentin Ilir Meta. Në axhendën e tij Palmer ka planifikuar dhe një takim me një grup gazetarësh.
Palmer vjen në Shqipëri në kuadër të një turi në Ballkan, ndërkohë që e gjen vendin tonë në një situatë të tensionuar politike.
Ashtu si Hoyt Brian Yee në maj të vitit 2017, edhe Palmer shihet si personi që do të arrijë të ulë palët në tryezë për arritjen e një marrëveshjeje politike./Opinion.al