Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy herë i dënuar, kush është deputeti Alban Zeneli

2019/03/12 at 3:01 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy herë i dënuar, kush është deputeti Alban Zeneli

Megjithëse më 5 mars deklaroi se nuk do ta merrte mandatin, Alban Zeneli nga sot është deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Alban Zeneli ka lindur më 4 maj 1969 në Kukës. Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, Zeneli ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtorit të Shërbimit Informativ Ushtarak dhe këshilltarit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imamit.  Gjatë viteve 2013-2017, Alban Zeneli është zgjedhur deputet në Qarkun e Kukësit dhe ka qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Në CV-në e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ai deklaron se ka kryer arsimin e lartë dhe master në fushën e Sigurisë.

Ndërkohë, në formularin e dekriminalizmit Zeneli pranon se është dënuar dy herë me vendime gjyqësore të shkallës së prerë. Në gusht të vitit 1992, Zeneli është dënuar me 6 muaj heqje lirie për shkak të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Zeneli është dënuar me vendim të formës së prerë edhe në vitin 1996 me 30.000 lekë gjobë, për veprën penale të kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe prishje të qetësisë publike.

Në vitin 2015, deputeti u përball me një sëmundje të rëndë dhe qeveria “Rama” garantoi kurimin e tij jashtë shtetit me një fond prej 4 milionë lekësh të reja.  “Sipas VKM-së nr.711 datë 26.8.2015, është miratuar fondi në masën 4 000 000 (katër milionë) lekë të rinj për kurimin e deputetit të Partisë Demokratike në Qarkun e Kukësit”, shkruhej në njoftimin e asaj kohe.

Ndërkohë, deputeti tjetër që mori sot mandatin është Ligoraq Karamelo. Ai vjen nga radhët e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe është në listat e PD-së pas marrëveshjes së kësaj partie me aleatët. Karamelo ka qenë dy herë deputet i Republikës së Shqipërisë, në vitet 1997-2001 dhe 2001-2005. Sipas jetëshkrimit të botuar në Kuvendin e Shqipërisë, Karamelo ka lindur në vitin 1953 në Korçë. Ka studiuar në Universitetin e Tiranës për Fizikë. Në vitin 1996 është zgjedhur nënkryetar i Bashkisë së Korçës, si edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të këtij qyteti. Më parë, përgjatë viteve 1985-1996 ka qenë mësues fizike dhe drejtor i shkollës 8-vjeçare në Vranisht, drejtor i Shkollës së mesme në Progër apo i shkollës teknologjike në Korçë./Opinion.al

Ligoraq Karamelo
Ligoraq Karamelo
Etiketa: alban zeneli i denuarligoraq karamelo deputetpartia demokratikezevendesim deputetesh

Ju sugjerojmë

Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët
Kryesore

Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët

1 Tetor, 2025 12:13 pm
Takimi mes “Mundësisë” dhe PD, opozita ende pa kandidat për bashkinë e Tiranës
Kryesore

Takimi mes “Mundësisë” dhe PD, opozita ende pa kandidat për bashkinë e Tiranës

1 Tetor, 2025 11:31 am
Qeveria marrëveshje me Politeknikun, Rama: Praktikë të veçantë për studentët
Kryesore

Qeveria marrëveshje me Politeknikun, Rama: Praktikë të veçantë për studentët

1 Tetor, 2025 11:24 am
34-vjeçari i dënuari për vjedhje dhe dhunë kapet me Lamborghini
Kronikë

34-vjeçari i dënuari për vjedhje dhe dhunë kapet me Lamborghini

1 Tetor, 2025 10:47 am
Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn
Aktualitet

Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn

1 Tetor, 2025 10:11 am
Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës
Rajoni

Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës

1 Tetor, 2025 9:41 am
Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë
Bota

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë

1 Tetor, 2025 9:06 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Skandali seksual në Përmet, pezullohet shefi i krimeve

1 Tetor, 2025 9:03 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

1 Tetor, 2025 8:03 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

1 Tetor, 2025 8:01 am
Para
Ralf Gjoni nga LSI pranon mandatin e deputetit

Ralf Gjoni nga LSI pranon mandatin e deputetit

Njerëzit e pasur janë më egoistë, ja çfarë thotë studimi i fundit

Këto janë shenjat më dorëlëshuara të zodiakut

Çifti humbi jetën në aksident, lë pas 4 vajza të mitura

Çifti humbi jetën në aksident, lë pas 4 vajza të mitura

TE FUNDIT

Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët

Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët
1 Tetor, 2025

Tre emra janë hedhur në tavolinën e diskutimeve mes grupit negociator të Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare, për...

Lexo më shumë

Takimi mes “Mundësisë” dhe PD, opozita ende pa kandidat për bashkinë e Tiranës

Takimi mes “Mundësisë” dhe PD, opozita ende pa kandidat për bashkinë e Tiranës
1 Tetor, 2025

Ka përfunduar takimi i radhës i negociatorëve të PD me aleatët, për të dalë në një emër për kandidat ose...

Lexo më shumë

Qeveria marrëveshje me Politeknikun, Rama: Praktikë të veçantë për studentët

Qeveria marrëveshje me Politeknikun, Rama: Praktikë të veçantë për studentët
1 Tetor, 2025

Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, nënshkruan sot një marrëveshje për përgatitjen e studentëve përmes praktikave...

Lexo më shumë

34-vjeçari i dënuari për vjedhje dhe dhunë kapet me Lamborghini

34-vjeçari i dënuari për vjedhje dhe dhunë kapet me Lamborghini
1 Tetor, 2025

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor “Manovra”,me objektiv gjurmimin e aseteve të përfituara nga krimet. Në fund të këtij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com