Të paktën 22 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, kanë vdekur pas një aksidenti automobilistik të ndodhur në Izmir. Njëmbledhjetë të tjerë janë plagosur në provincën perëndimore turke.
Lajmin e bën të ditur agjencia e shtypit Anadolu. Sipas asaj që shkruhet në median turke, të gjithë ishin emigrantë. Viktimat udhëtonin brenda një kamioni të nisur nga Aydin drejt Izmirit. Papritur mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një lumë.
Shumë ambulanca janë dërguar në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet kombësia e emigrantëve. Një video e postuar në rrjetet sociale tregon kamionin në breg të lumit plotësisht i shkatërruar, me sende të ndryshme personale të shpërndara në zonë./Balkanweb.com