InstaBIZ

Ronela flet për historinë e saj, viktimë e bullizmit deri në adoleshencë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:18 - 14/10/18 |
el ida

Ronela Hajati në intervistën e saj të fundit me Rudina Dembacaj ka rrëfyer se ka qenë viktimë e bullizmit deri në gjimnaz edhe nëse ajo nuk do ta pohonte vetë, ne do ta kishim të gjithë shumë të vështirë për ta besuar.

“Isha ajo vajza që rrinte në bankë të parë, më thoshte familja mëso gjithë kohës. Isha me një palë syze, me tek vetull, flokët ishin të krehura si Elton Deda, ashtu të gjata se kam qenë metalare. Prandaj gjatë 8-vjeçares dhe deri në vit të parë e të dytë gjimnaz kam përjetuar bulizmin.” – tregoi këngëtarja Ronela Hajati.

Por sigurisht që ajo ka pasur një mënyrë shumë interesante për t’u ‘hakmarrë’ ndaj personave që talleshin me të. Ajo ka treguar se për tetë vite rresht këndonte të njëjtën këngë në orën e muzikës.

“Kam qenë shumë e veçuar, por në aktivite merrja pjesë. Ishin të vetmet momente që unë të dilja dhe të dukesha pak. Mund të them se të gjithë ata që janë talluar me mua, ia kam nxirë jetën në orë të muzikës, këndoja vetëm një këngë 8 vjet rresht dhe jam shumë e lumtur që ia kam bërë këtë. Këngën e Titanikut. Vinte ora e muzikës, thoja, ‘Zyshe mund të dal të këndoj një këngë?’ Vinte pjesa që ulërisja, bërtisja. Në gjimnaz vazhdoja mësoja dhe nuk dija asgjë tjetër nga kjo botë.”- përfundoi këngëtarja Ronela Hajati.

Pas