Ata janë si dy pika uji dhe me siguri nuk do i njihnit nëse do i shihni në rrugë.
Po flasim për binjakët nga Vlora, Donald dhe Romeo Veshaj të cilët do i shohim në edicionin e 5-të të spektaklit “Dance With Me”.
Gjatë mbrëmjes së sotme, djemtë treguan tatuazhin që ata i kanë dedikuar nënës së tyre.
Në trup ata kishin të gdhendura disa fraza për nënë e tyre. “Unë nuk kam nevojë për parajsën, unë kam mamanë time”, shkruhet në trupin e aktorëve.
Situata u shoqërua me emocione dhe publiku nisi të duartrokiste duke shoqëruar fjalët e ndjera me përlotje, konkurrentja Lei Kraja shpërtheu në të qara.
Mamaja e Leit festonte ditëlindjen dhe ajo nuk ndodhej pranë saj për të festuar, pasi familja e saj jeton në Amerikë.
Mes lotëve, ajo tha vetëm tre fjali: “E kam shumë larg. Mami, gëzuar ditëlindjen. Të dua shumë.”