Në përballjen me Serbinë ata bën krenar gjithë shqiptarët dhe zunë hapësirë në të gjitha mediat botërore, por duket se pas humbjen me Suedinë dhe eleminimit të Zvicrës kanë shpërthyer edhe disa kritika ndaj tyre.
Bëhet fjalë pikërisht për futbollistin me origjinë shqiptare Granit Xhakën. Pas përfundimit të ndeshjes Suedi-Zvicër, një ikonë e futbollit anglez si Geri Nevill, ish-lojtarë i kombëtares së ‘Tre Luanëve’ dhe Manchester United, e ka kritikuar ashpër atë. Sipas Nevill mesfushori me orgjinë shqiptarë ishte fajtor për golin e shënuar nga Forsberg.
“Për atë gol, Xhaka është për turp. Ai u rrëzua dhe e la Forsberg-un që t’i ikte e të shënonte. Ndoshta ai ka shkuar në dhomat e zhveshjes dhe është ulur e ka menduar se ka bërë një ndeshje të mirë, se ka pasuar saktë dhe se ka bërë disa numra në fushë. Dhe këtë gjë e kemi parë javë pas jave tek Arsenali. Atij i mungon disiplina. Nuk është një nga ata lojtarë që unë pëlqej.”, u shpreh Nevill./opinion.al