Ajo është një nga moderatoret më të shkathëta të ekranit Shqiptarë dhe padyshim edhe nga më të përfolurat për momentin. Aulona Musta sapo përfundoi garën në spektaklit të kërcimit në “Dancing With The Stars”, ku ishte edhe një nga finalistet.
Edhe pse nuk u shpall fituese ajo ishte një nga personazhet më të pëlqyera dhe pretendente e fortë për çmimin e parë. Pas përfundimit të spëktaklit, ajo preferoi të përshëndesë të gjithë mbështetësit e saj në një status super të gjatë në “Instagram”.
Të menjëhershme kanë qenë edhe reagimet e ndjekësve të saj, ku disa treguan mbështetje e disa të tjerë plasën e ofendime. Njëri nga komentuesit ka ofenduar duke e quajtur Aulonën “Llapaqene”, por moderatoria nuk është kursyer.
“U zgjate ndonjë çikë ti? Apo vazhdon të mbetesh një metër e një qofte”, i është kthyer Aulona komentuesit që e ka ofenduar.