Antoine Griezmann ia ka dhënë “goditjen” e radhës Atletico Madridit, shkruan zeri.info.
Sulmuesi francez e ka refuzuar ofertën e re të “Los Colchoneros” për vazhdimin e kontratës. Kështu ka shkruar të martën e përditshmja franceze “Le 10 Sport”.
26-vjeçari e ka dëgjuar zemrën dhe dëshiron të transferohet në Barcelonë.
Oferta e re e klubit të tij nuk ia ka ndërruar mendjen atij.
Klubit katalonjas i nevojiten 100 milionë euro për ta blerë futbollistin gjatë verës, pasi kjo shumë është vendosur në klauzolën e shkëputjes së kontratës nga ana e Atleticos.
Madje thuhet se Barça ka arritur marrëveshje me futbollistin, i cili është në kërkim të një shtëpie për ta blerë në Barcelonë.
Griezmann është njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë momentalisht.