Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘President Kombëtar’/ Manjani: Amerikanët janë zhgënjyer me Ramën për një deklaratë që nuk gënjeu askënd

2018/02/21 at 7:11 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Manjani: Nuk është përgjegjëse drejtësia për inkriminimin e politikës, 27 vjet asnjë politikan në bankën e të akuzuarve

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë; se ndjehet e zhgënjyer për deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Parlamentin e Kosovës, për një President Kombëtar.


Përmes një shënimi në Twitter, Manjani shprehet se ambasada amerikane në Tiranë nuk u ndje e zhgënjyer kur Rama votoi kundër Amerikës në OKB, por ndjehet e tillë për një deklaratë që nuk gënjeu askënd.

Ai thekson se ka shumë zhgënjime të pathëna, për të cilat amerikanët kanë plot arsye që të ndiheshin të tillë.

“Heu, qenka zhgënyer Ambasada e USA me Ramën?! Për një deklaratë të tij që nuk gënjeu askënd. Po Ai votoi kundër Amerikës dhe nuk u zhgënjye Ambasada! Po për drogat e forta, investimet amerikane, futjen e bisnesit Rus e lidhjen e ngushtë me Turqinë?! Ka plot zhgënjime të pa thëna”,-shkruan ai.

 

Heu, qenka zhgënyer Ambasada e USA me Ramën?! Për një deklaratë të tij që nuk gënjeu askënd. Po Ai votoi kundër Amerikës dhe nuk u zhgënjye Ambasada! Po për drogat e forta,investimet amerikane, futjen e bisnesit Rus e lidhjen e ngushtë me Turqinë?! Ka plot zhgënjime të pa thëna..

— Ylli Manjani (@yllimanjani) February 21, 2018

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar të mërkurën pasdite në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama në Parlamentin e Kosovës për një President Kombëtar.

Ambasada amerikane shprehet në Twitter se: “mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës”.

“Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës”, thuhet në  reagimin e ambasadës amerikane.

Edhe Bashkimi Europian dënoi qëndrimin e kryeministrit Rama. Në një reagim të dy ditëve me parë u theksua se deklarata të tilla nuk ndihmojnë në ndërtimin e raporteve të mira mes vendeve ballkanike si dhe mund të interpretohet si ndërhyrje politike në vendet fqinje.

Gjatë seancës solemne të Kuvendit të Kosovës më 18 Shkurt për 10-vjetorin e Pavarësisë, kryeministri Edi Rama hodhi idenë e një Presidenti të përbashkët të unitetit kombëtar mes Shqipëisë dhe Kosovës.

Rama deklaroi se  Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.

Rama: Mbase, ky parafytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e racionales, por historia, për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot, na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet. E ardhmja u takon atyre që i paraprijnë asaj dhe e shkuara e 20 viteve të fundit të këtij vendi, Kosovës, i ka paraprirë falë njerëzve po të këtij vendi, një të ardhmeje që në çdo rast është më e afërt, sesa largësia që shohim sot.

 

 

Etiketa: ambasada amerikanedeklarate qe nuk genjeu askendManjanizhgenjimi me ramen


Ju sugjerojmë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
Kronikë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

28 Tetor, 2025 9:29 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Tjetër vrasje me thikë, humb jetën 42-vjeçari në Berat

28 Tetor, 2025 4:56 pm
Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte
Kronikë

Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte

28 Tetor, 2025 4:38 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, vritet me thikë një person

28 Tetor, 2025 4:13 pm
Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…
Kryesore

Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…

28 Tetor, 2025 4:00 pm
Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma
Kryesore

Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma

28 Tetor, 2025 2:54 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Vrasje me thikë në Durrës

28 Tetor, 2025 2:51 pm
Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç
Kronikë

Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç

28 Tetor, 2025 12:53 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Shpërthim tritoli në një makinë në Shkodër, plagoset një person

28 Tetor, 2025 12:16 pm
Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik
Aktualitet

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik

28 Tetor, 2025 11:07 am
Para
Lori Hoxha rikthehet në Instagram, shikoni ndryshimin që ka bërë

Lori Hoxha poston foto me barkun e rrumbullakosur, por e fshin direkt

Skandali me mishin/ Blegtori e pranon: Vetë ha bukë me kripë, atë mish jo!

Skandali me mishin/ Blegtori e pranon: Vetë ha bukë me kripë, atë mish jo!

Del video/ Barku jashtë dhe dekolte e hapur, shikoni sa sexy dukej dikur Majlinda Bregu

Del video/ Barku jashtë dhe dekolte e hapur, shikoni sa sexy dukej dikur Majlinda Bregu
















TE FUNDIT

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
28 Tetor, 2025

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi Hamasin për shkelje...

Lexo më shumë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë
28 Tetor, 2025

Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Alexander Dyukov, ka deklaruar se Rusia është e gatshme të marrë përsipër organizimin e Kampionatit...

Lexo më shumë

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil
28 Tetor, 2025

64 persona kanë mbetur të vrarë në një operacion masiv policor kundër krimit të organizuar në Rio de Janeiro, ku...

Lexo më shumë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
28 Tetor, 2025

Rreth 6 orë pas vrasjes së një 42-vjeçari në Kalanë e Beratit, policia lokale ka vënë në pranga autorin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com