Ky është qeni ,me nuhatje të pagabueshme dhe si i tille është prezentë në të gjitha operacionet e rëndësishme antidrogë në Itali.
Emri i tij është Sky dhe është një qen policie që shërben në kuesturën e Catania-s i specializuar për kërkimin e lëndëve narkotike.
Ditët e fundit ai kontribuoi në zbulimin e një shpërndarësi droge në Ragusa që e shpërndante atë ën shkolla.
Sky ka 300 milionë receptorë nuhatjeje, kurse njeriu vetëm 6 milionë. Qenin u prezantua vetë Policia Italiane.
Mesa duket ky është qeni që ka zbuluar drogën e trafikantëve nga disa vende të Italisë, madje edhe drogën e kontrabandistëve shqiptarë.