Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thika e Edi Ramës në shpinën e naftëtarëve

2018/01/17 at 6:07 PM
në Aktualitet, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Thika e Edi Ramës në shpinën e naftëtarëve

Nga Manjola Bregasi


Deklarata e Arben Ahmetajt pasditen e së mërkurës ishte si një thikë në shpinën e gjigandit të përgjumur të rafiniersë, që me vdekjen e tij merr me vete duke shtypur mizorisht edhe ata që i gjenden pranë.

Deklarata e Ministrit, se naftëtarët duhet të bëjnë kërkesë për statusin e të papunëve, ishte goditja e fundit që shteti mund t’u jepte naftëtarëve të pashpresë, por të indinjuar. Të indinjuar me fatin, të indinjuar me qeverinë, të indinjuar mbase edhe me veten.

Në një zonë, ku historikisht kanë dominuar bindjet e majta, ku historikisht socialistët nuk e kanë patur të nevojshme as të bënin fushatë për të fituar deputetët e tyre, ndoshta askush nuk e priste fundin nga një qeverisje e majtë.

Që rafineria kishte probleme kjo ishte e qartë që në momentin që ajo u privatizua në vitin 2009. Që Edi Rama premtoi kthimin në punë të këtij sektori, e madje siguroi gjetjen e një investitori serioz, edhe kjo nuk kërkon fjalë, sepse tashmë është e regjistruar përpara kamerave dhe është thënë përpara qindra banorëve.

Atëherë përse Edi Rama nuk e mbajti premtimin që u bëri mallakastriotëve? Nëse rafineria ishte e fundosur, me borxhe dhe me humbje, përse shteti kërkoi një investitor tjetër dhe përse ky investitor, mik i Edi Ramës hyri në valle pikërisht përpara fushatës, si zgjidhje për të mbushur një gropë elektorale?

Kush  ja hapi në të vërtetë gropën rafinerisë? Rezart Taci që përvetësoi qindra milionë dollarë, ndërsa institucionet e shtetit qëndronin ne heshtje përballë borxhve të tij? Azerbajxhanasit që në vitn 2015 u larguan pasi shfrytëzuan dhe shitën naftën e përpunuar,  duke lënë më shumë se 60 milionë dollarë borxhe, apo vetë shteti që lejonte investitorë të ashtuquajtur seriozë të hynin në një sektor strategjik, të blinin e të shisnin sipas dëshirës, pa paguar taksa e detyrime, duke u larguar në fund pa u hyrë gjemb në këmbë?

Si është e mundur që me rritjen e sasisë së naftës së përpunuar, kompania rriste humbjet?

Nga 60 mijë tonë naftë që kishte përpunuar ARMO në vitin 2013, kjo sasi më 2014 arriti në 260 mijë tonë, ndërkohë që  bilancet e dorëzuar nga kompania  flisnin për humbje të mëdha.

Si është e mundur që të dyja rafineritë e vendit, ajo e Ballshit dhe ajo e Fierit, që përbënin një ndërmarrje fitimprurëse të shtetit shqiptar deri në vitin 2008, të aftë për të mbuluar deri në 25% të konsumit vendës të nënprodukteve të naftës, befas të falimentonin?. Cfarë e çoi një kompani të suksesshme drejt një dështimi po kaq të suksesshëm, që tashmë duket se nuk ka kthim pas.

Pa lënë mënjanë kusurin që ka dhe mund të ketë cdo ministër apo qeveri që nga privatizimi i ARMOS, sërish nuk është e qartë përse në shtator 2016, shteti shqiptar lejoi shitjen e paligjshme të ARMO-s tek një bankë private , e cila më pas ia dha në përdorim kompanisë IRTC, sikurse BIRN shkruante në një investigim të tij.

Ku ishte shteti shqiptar, teksa shihte se si cdo ditë një nga industritë më të rëndësishme në botë, dorëzohej pa kushte nga investitorë, që nuk vinin për të investuar, por për të fituar.

Teksa rafineria konsumohej në orë pune dhe askush nuk investonte një qindrakë në mirëmbajtje, ku ishte shteti që minimalisht duhej të kujdesej për ato 15% aksione që i kish lënë vetes? Unë sot pyes, ndonëse nuk marr përgjigje, por a pyeti ndonjëherë shteti pas pasuritë e tij, për qytetarët e tij, apo si një han pa porta lejoi të hynte e të dilte kushdo mundi?

Ku ishte shteti, që në gjykatën e Strazburgut paraqitet vetem kur humbet gjyqe dhe duhet të paguajë miliona që dalin nga xhepat e shqiptarëve, për të shkuar në offshoret që nuk bëjnë gjë tjetër vecse varfërojnë Shqipërinë.

Nuk ka vend për nacionalizma, sepse tashmë as nazionalizmat, as shkrimet dhe ndoshta as bilancet nuk mund ta shpëtojnë më rafinerinë, të cilën Edi Rama ja dha si premtimin e fundit elektoral mikut të tij të IRTC-së, për të firmosur vdekjen e një qyteti, që me siguri do e votojë sërish!

Etiketa: Manjola Bregasi


Ju sugjerojmë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Mediat spanjolle rekomandojnë Shqipërinë për pushime
Aktualitet

Mediat spanjolle rekomandojnë Shqipërinë për pushime

20 Qershor, 2025 4:56 pm
Dënohet me burgim të përjetshëm Kristjan Cenaj
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm Kristjan Cenaj

20 Qershor, 2025 4:27 pm
KAS rrëzon kërkesën e PS-së për leximin e votave të rinumëruara
Aktualitet

KAS rrëzon kërkesën e PS-së për leximin e votave të rinumëruara

20 Qershor, 2025 3:46 pm
Inat me ish-kunatin/ E dhunon dhe qëllon me armë drejt banesës, në kërkim autori
Aktualitet

Inat me ish-kunatin/ E dhunon dhe qëllon me armë drejt banesës, në kërkim autori

20 Qershor, 2025 3:25 pm
Nis rikonstruksioni i Spitalit të Traumës/Koçiu-Vengu: Investim madhor
Aktualitet

Nis rikonstruksioni i Spitalit të Traumës/Koçiu-Vengu: Investim madhor

20 Qershor, 2025 3:02 pm
Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën
Aktualitet

PS shkresë KAS-it për fletët e pavlefshme të Tiranës: Respektoni kuadrin normativ!

20 Qershor, 2025 2:41 pm
Shkrumbohen tubat plastikë të ujit në Roskovec, zona mbulohet nga tymi
Aktualitet

Shkrumbohen tubat plastikë të ujit në Roskovec, zona mbulohet nga tymi

20 Qershor, 2025 2:19 pm
Para
Momentet e vështira nuk janë dhe aq të këqia, ja çfarë thonë ekspertët

Momentet e vështira nuk janë dhe aq të këqia, ja çfarë thonë ekspertët

E tregon shkenca, këto janë arsyet pse tradhtojnë njerëzit

E tregon shkenca, këto janë arsyet pse tradhtojnë njerëzit

Reshjet e shiut ‘paralizojnë’ Tiranën, trafik i rënduar në disa rrugë të qytetit

Reshjet e shiut 'paralizojnë' Tiranën, trafik i rënduar në disa rrugë të qytetit
















TE FUNDIT

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
20 Qershor, 2025

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
20 Qershor, 2025

Gjigandët e mbrojtjes dhe firmat e teknologjisë ushtarake përdorën Panairin Ajror të Parisit për të prezantuar dronët më të avancuar...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
20 Qershor, 2025

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com