Menjëherë pas ristrukturimit të disa ministrive ka nisur operacioni “fshesa” për largimin nga puna të punonjësve të administratës.
Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një akt të tillë që po ndodh në administratën shqiptare.
Berisha tregon se një nëpunës civil ka dërguar një mesazh në adresë të tij, ku denoncon shkarkimet nga puna të punonjësve të administratës dhe sipas këtij mesazhi, me këtë çështje po merret personalisht Ëngjëll Agaçi.
Sipas nëpunësit Agaçi ka mbledhur drejtorët tek Deha e Thesarit dhe ju dha porositë për largimet e radhës nga puna.
Shënimi i plotë:
Nëpunësi dixhital denoncon:
Sekretarin e përgjithshëm e mafies shtetërore, Don Agaçion si kryefshesarin e Noriegës!
Lexoni mesazhin e tij. sb
“Përshëndetje Doktor! Don Agaçi sapo inspektoi ambjentet e punës tek godina e Thesarit të Tiranës ku ndodhen disa institucione të administratës shtetërore ku morri takim me drejtorët përkatës dhe i la porositë e radhës në lidhje me fshesën që do bëjnë dhe risistemimin e tyre në po këto ambjente. Aq shumë është i interesuar saqë Don Agaçi del vetë në terren madje futet zyrë më zyrë!”