Një grua indiane është rrahur barbarisht nga kunati me shkop hokej pasi ka sjellë në jetë një vajzë. Në një videon shokuese shihet kunati që e godet në shkallët e pallatit ndërsa gruaja ulëret nga dhimbjet.
Gruaja e identifikuar si Meena Kashyap kishte bërë dhe një ankesë të mëparshme për dhunë nga familja e burrit në prill , thonë mediat lokale.
35-vjeçarja nga Punjab solli në jetë një vajzë që familja e burrit refuzoi ta pranonte. Çifti u përfshi në konflikt gjithashtu edhe për shkak të një mosmarrëveshje mbi 8.300 pound që prindërit e e saj dhanë për familjen e burrit në dasmë.