Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani pak kohë përpara largimit të tij nga posti aktual, po “përfiton nga rasti” të japë sa më shumë dekorata. Në muajin qershor dekoratat e shumta të tij, shkaktuan shumë debat në rrjetet sociale. Por duket se ende nuk ka mbaruar e gjitha. Së fundmi, këngëtarja Valbona Mema, ka marrë dekoratën “Mjeshtër i Madh” .
Këngëtarja ka shprehur mirënjohje të thellë për këtë titull për familjarët e saj si mbështetja kryesore dhe më pas për Nishanin se vlerësues i artit të saj.
‘Faleminderit..familja ime qe me ka mbeshtetur ne rrugen e bukur dhe te veshtire te artit dhe faleminderit Z.president Bujar Nishani per vleresimin me cmimin “Mjeshter i Madh”‘-ka shkruar këngëtarja në instagramin e saj.