Komisioni i Zgjedhjeve në PD ka miratuar sot vendimin për zgjedhjet e kryetarit të ardhshëm të kësaj partie dhe mënyrat se si do të realizohet fushata mes dy kandidatëve. Basha dhe Selami do të jenë përballë njëri tjetrit në këto zgjedhje. Antarët kanë qëndruar për 2 orë në selinë e PD-së, dhe kanë përcaktuar se fushata e dy kandidatëve do të jetë përgjithësisht e veçantë, por do të ketë edhe ditë kur së bashku do të jenë në të njëjtën degë.
Kjo është një risi për zgjedhjet në PD, pasi katër vjet më parë në garën mes Bashës dhe Olldashit dy kandidatët nuk ishin asnjëherë së bashku.