Lulzim Basha vazhdon aktivitetin elektoral në darkë në Pogradec me ecje dhe takime me qytetarë
Basha u ndalua në një dyqan që shiste shumë këto kohë një lojë antistres.
Kryetari i opozitës u shpreh se me 25 qershor, pas një jave, kemi në dorë të heqim dorë nga lojërat antistres.
Ruaje një për Edi Ramën, i tha Basha pronarit të dyqanit, sepse ai do të ketë nevojë për atë lodrën anti-stres me 26 qershor.
Gjatë takimeve me qytetarë të pogradecit, Lulzim Basha u ka shpjeguar se ai nuk ka premtime, ka një plan konkret që funksionon si i tërë me gjithë komponentët që do sjellë para në qarkullim, do rrisë konsumin, do rrisë prodhimin, do hapë vende pune, do ndezë fuqishëm ekonominë e vendit.
Ky plan, u thotë Basha qytetarëve, funksionon në Amerikë, funksionon në Gjermani, do të funksionojë dhe në Shqipëri për të nxjerrë vendin nga kriza e për të përmirësuar jetën e qytetarëve.