Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lajmi i Fundit/ SHBA e shqetësuar, një qendër spiunazhi ruse pranë kufirit me Kosovën

2017/06/16 at 8:00 PM
në Aktualitet, Bota, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Lajmi i Fundit/ SHBA e shqetësuar, një qendër spiunazhi ruse pranë kufirit me Kosovën

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për një qendër të emergjencave që Rusia menaxhon në Serbi. Disa grupe perëndimore dhe analistë ushtarakë e perceptojnë si një bazë ushtarake të kamufluar që Kremlini e ka ngritur për të mbikëqyrur interesat amerikane në Ballkan.


Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee, gjatë një dëshmie në Senat këtë javë ngriti çështjen e “të ashtuquajturës qendër humanitare”.

Zoti Yee tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për bazën ruse në Nish, pranë kufirit të Serbisë me Kosovën, “jo aq për çfarë ajo është tani, por për formën që mund të marrë nëse realizohen kërkesat që Rusia i ka paraqitur Serbisë, për një lloj statusi të veçantë, me mbrojtje diplomatike ose imunitet”, siç u shpreh diplomati amerikan, shkruan VOA.

Rusia kundërshton afrimin e Ballkanit me Evropën
Duke folur gjatë seancës dëgjimore të mërkurën në Senat për influencat keqdashëse në Evropën juglindore, zoti Yee tha se “ne nuk besojmë se Rusia ka qëllime pozitive, ndërsa ne po përpiqemi ta ndihmojmë Ballkanin të arrijë objektivin e integrimit me Evropën”.

“Besojmë se Rusia po përpiqet ta pengojë këtë rrugëtim”, tha zoti Yee në përgjigje të një pyetjeje të Senatorit Chris Murphy, të shtetit Connecticut.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë punuar për vite me radhë për të sjellë paqe të qëndrueshme dhe për ta integruar rajonin në komunitetit e vendeve Euro-Atlantike. Të gjitha vendet përqark Serbisë janë aktualisht vende anëtare të NATO-s, ose dëshirojnë që të anëtarësohen në këtë aleancë të Perëndimit.

Qendra ruse në qytetin Nish në Serbinë jugore që u çel fillimisht në vitin 2012, gjendet relativisht pranë forcës paqeruajtëse prej 4 mijë trupash në Kosovë. Pjesë e forcave ndërkombëtare në Kosovë janë edhe 600 ushtarë amerikanë.

Qendër humanitare apo qendër spiunazhi?
Shqetësimet për bazën ruse pranë kufirit me Kosovën kanë të bëjnë me faktin se Kremlini mund ta shndërrojë atë në një stacioni spiunazhi dhe në qendër komande të përpjekjeve të Rusisë kundër zgjerimit të BE-së dhe NATO-s në rajon. Rusia ka mbështetur gjithnjë refuzimin e Serbisë për njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur.

Zoti Yee tha se Shtetet e Bashkuara janë kundër dhënies së statusit diplomatik, ose një statusi të ngjashëm, për rusët që ndodhen në Nish.

Zoti Yee tha se “ne mendojmë se është e rëndësishme, dhe ja kemi transmetuar këtë qeverisë serbe, që Serbia të ketë kontroll të plotë mbi territorin dhe strukturat e ngritura. Nëse do t’i lejojë Rusisë të krijojë një lloj qendre të posaçme për spiunazh dhe aktivitete të tjera keqdashëse, atëherë Serbia do të humbasë kontrollin mbi territorin e saj”.

Rusia ka mohuar se synon të ngrejë një bazë ushtarake në Serbi.

Dakortësi dypartiake amerikane rreth rolit të Rusisë
Demokratët dhe republikanët në Senatin amerikan kundërshtojnë bashkarisht përpjekjet e Rusisë për të rritur ndikimin në Ballkan.

Senatori republikan Ron Johnson, i tha shërbimit në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se beson se Moska “po bën gjithçka që mundet për të destabilizuar vendet në rajon dhe për t’i penguar ato” në marrjen e pozicioneve pro-perëndimore.

Senatori Johnson përmendi Malin e Zi, vendin më të ri anëtar të NATO-s dhe Maqedoninë, që ka kufi të përbashkët me Kosovën, si një shembull të ndërhyrjes ruse.

Prokurorët në Podgoricë kanë akuzuar Rusinë dhe agjentët e saj për financimin e një komploti, që do të ekzekutohej tetorin e kaluar, ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi. Sipas autoriteteve malazese, plani ishte që të anëtarët e komplotit të vrisnin Kryeministrin Milo Gjukanoviç duke synuar pengimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

U shmang një akt lufte
Njëzet persona të dyshuar për pjesëmarrje në këtë komplot u arrestuan vitin e kaluar gjatë mbrëmjes përpara ditës së zgjedhjeve. Fuqitë perëndimore dhe agjensitë e zbulimit janë shprehur se përfshirja e Rusisë në përpjekjen për rrëzimin e qeverisë së Malit të Zi ishte e qartë. Madje edhe vetë zoti Gjukanoviç, një socialist që u dorëhoq nga posti i kryeministrit dhjetë ditë përpara zgjedhjeve, tha se ekzistonte “një lidhje e fortë ndërmjet një faktori të huaj” dhe zhvillimeve politike në vend. Kremlini i ka quajtur “absurde” të gjitha këto akuza.

Prokurorët në kryeqytetin malazez thanë se Rusia “bëri shumë më tepër se sa thjesht ndërhyrje” në zgjedhje. Nëse plani i Moskës do të kishte rezultuar i suksesshëm, ata thanë se ai do të përbënte “një akt lufte”.

Senatori Johnson, kryetar i nënkomisionit të Senatit për Evropën, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje vendeve të Ballkanit.

Senatori Johnson tha se “kemi një mundësi të mrekullueshme për t’i integruar këto vende me BE-në dhe demokracitë perëndimore. Nëse nuk luajmë rol udhëheqës, nëse nuk i kushtojmë vëmendje, këto vende mund të rrëshkasin lehtësisht nën dominimin e Rusisë”.

Ligjvënësi nga shteti Wisconsin ishte vetëm njëri prej 98 senatorëve që votuan këtë javë pro shtimit të sanksioneve ndaj Rusisë. Senatori Johnson dhe Senatori Murphy deklaruan këtë javë se shkurtimet e ndjeshme të planifikuara për buxhetin e Departamentit të Shtetit do të lihen mënjanë derisa të bihet dakort për një plan shpenzimesh të qeverisë amerikane.

Senatori Johnson tha se “duhet t’i dërgojmë një sinjal shumë të qartë Rusisë, se nuk mundet të vazhdojë me agresionin, përpjekjet për destabilizim, ndërhyrjet në zgjedhjet demokratike në mbarë botën, përfshirë këtu edhe Amerikën”.

 

Etiketa: kufiri me kosovenqender spiunazhiruseshbashqetesuar


Ju sugjerojmë

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron
Kryesore

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron

22 Qershor, 2026 2:08 pm
Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

22 Qershor, 2026 1:58 pm
Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim
Bota

Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim

22 Qershor, 2026 1:56 pm
Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit

22 Qershor, 2026 1:27 pm
Kush është Andy Burnham, kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe
Bota

Kush është Andy Burnham, kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe

22 Qershor, 2026 1:25 pm
Kushtet e PE për Shqipërinë, Grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat
Politikë

Kushtet e PE për Shqipërinë, Grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat

22 Qershor, 2026 1:22 pm
Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta
Kronikë

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta

22 Qershor, 2026 11:01 am
Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

22 Qershor, 2026 10:54 am
Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos
Sport

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos

22 Qershor, 2026 10:13 am
Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror
Sport

Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror

22 Qershor, 2026 10:09 am
Para
Plagosja e aktivistit të komuniteti rom; në pranga 1 person, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Sherr mes militantëve partiakë në Dibër, 22-vjeçari zihet në pritë

S’ranë dakort për çmimin e tregtisë, 60 vjeçari godet me çifte të riun

Lajmi i Fundit/ Skandaloze, Militantët e PS rrahin dhe kërcënojnë me vdekje kryetarin e LSI

Video/ Sherr femrash me shqelma në Tiranë, ndërhyjnë meshkujt për t’i ndarë

Video/ Sherr femrash me shqelma në Tiranë, ndërhyjnë meshkujt për t’i ndarë
















TE FUNDIT

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron
22 Qershor, 2026

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi sot në Paris vizitë zyrtare me një drekë pune në Pallatin Elysee,...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet
22 Qershor, 2026

Donald Trump ka lëshuar këtë të dielë një sëri paralajmërimesh të forta ndaj Iranit, ndërsa në Zvicër po zhvillohen bisedimet mes delegacioneve...

Lexo më shumë

Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim

Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim
22 Qershor, 2026

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka deklaruar se bisedimet e fundit të paqes me Iranin kanë sjellë rezultatet që Uashingtoni...

Lexo më shumë

Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit

Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit
22 Qershor, 2026

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, fajësoi të hënën Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për krizën e vazhdueshme që rrethon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}