Kur kanë kaluar gati tre javë nga helmimi i 140 personave në mitingun hapës të fushatës së Partisë Demokratike, laboratori i ushtrisë i ka kthyer përgjigje Prokurorisë së Tiranës. Në përfundim të analizave, specialistët e ushtrisë kanë konstatuar se helmimi nuk ka ndodhur nga një lëndë ushtarake.
Për këtë arsye është e pamundur që ky laborator të identifikojë substancën e cila ka ndikuar tek pjesëmarrësit. Për këtë arsye, prokuroria është duke pritur përgjigjet e analizave të të helmuarve të cilat janë dërguar në një laborator në Gjermani disa ditë më parë.
Sipas hetuesve, brenda disa ditësh përgjigjet do të jenë në zyrën e tyre bashkë me lëndën e cila ka helmuar pjesëmarrësit në miting. Fillimisht u sekuestruan prozhektorët e ndriçimit që u përdorën në miting. por nuk u konfirmua se ata ishin shkaktarët e helmimit. TV KLAN