Tek ish-Kompleksi Sportiv Dinamo wshtw ngritur Parku Olimpik i Tiranws, njw kompleks modern që do të mbledhë bashkë të gjitha strukturat zinxhirë të sportit, federatat, peshëngritjen, mundjen, atletikën si dhe lojërat me dorë. Përmes një ceremonie të veçantë, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përuruan sot Parkun e Ri Olimpik duke zbuluar në mënyrë simbolike tabelën emërtuese të sallës moderne të Lojërave me Dorë “Feti Borova”.
Kryeministri Rama falënderoi të gjithë ata që kanë punuar për këtë projekt për ngritjen e një kompleksi modern, ndërsa garantoi se ambicia do të vijojë edhe më tej për ta transformuar këtë zonë në një hapësirë për të gjithë grupmoshat.” Ambicia është për ta transformuar të gjithë këtë zonë në një ishull të gjelbër dhe sportiv për të gjitha moshat ku më të moshuarit të kenë pjesën e tyre, fëmijët pjesën e tyre, të rejat dhe të rinjtë pjesën e tyre, sportistët dhe dashamirësit e sportit pjesën e tyre”, tha Rama.
Fusha e basketbollit u inaugurua me një ndeshje miqësore basketbolli mes Old Star të Shqipërisë dhe Kosovës ku morën pjesë dhe Rama dhe Veliaj, e më pas hapësira iu la dy skuadrave kombëtare të të rinjve.
Parku Olimplik do të pasurohet më tej me pishinën e mbyllur olimpike, pistën e atletikës, fushat e hapura të futbollit, basketbollit, volejbollit e tenisit, si edhe godinën e re të FSHF-së. Kompleksi do të jetë i pajisur me dushe, sauna, dhoma zhveshjesh të ndara, akomodim i veçantë për federatat, dhe një fushë olimpike rreth 13 mijë metra katrorë.