Një person ka gjetur vdekjen, pasi është aksidentuar në rrugën e fshatit Shupal Zallbastar.
Sipas burimeve të policisë rezulton se nga hetimet paraprake të kryera, drejtuesi i mjetit furgon i markës “Mercedes Benz”, S. F., ka parkuar mjetin në anë të rrugës, por pa e siguruar në kushtet e parkimit, e për pasojë mjeti ka filluar lëvizjen e lirë.
Drejtuesi i mjetit ka tentuar të frenojë mjetin, por si pasojë e shpejtësisë së fituar mjeti ka rënë në një lartësi rreth 10 metra duke e marrë me vete drejtuesin e saj, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor edhe ekspertët autoteknik po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./tvklan.al