23 thasë të mbushur me kanabis ishin fshehur në çatinë e një shtëpie në Vithkuq të Korçës. 2 armë u gjetën nga policia gjatë kontrolleve në zonën përreth.
Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për 300 kilogram kanabis që u gjet “në dy ambjente të ndryshme konkretisht në çatinë e një ndërtese dhe në banesën e një shtetasi tjetër, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 23 thasë me një sasi rreth 300 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, si edhe 2 armë zjarri.
Dy persona janë shoqëruar nga policia për drogën që u gjet në këtë fshat.