Një superstar i ri i tenisit po vjen, por ai është pak më ndryshe se të tjerët. Një majmun nga Japonia ka marrë shumë klikime në internet për shkak të aftësive që ka për të luajtur tenis. Duke përdorur një raketë që i përshtatet madhësisë së tij Riki shfaqet duke luajtur kundër një burri, i cili në dukje është pronari i tij.
Është mbresëlënëse mënyra sesi majmuni 6-vjeçar arrin të kapë topin dhe ta kalojë atë në rrjetën e vogël. Në fund të mësimit majmuni është përgëzuar dhe më pas ka bërë një foto me pronarin e tij.