Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi me Forumin e Gruas/ Basha: Gratë janë kategoria më e përsekutuar e këtij pushteti të papërgjegjshëm

2017/02/15 at 7:23 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi me Forumin e Gruas/ Basha: Gratë janë kategoria më e përsekutuar e këtij pushteti të papërgjegjshëm

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me Lidhjen Demokratike të Gruas në ambientet e Hotel Tirana. E ftuar nderi ishte edhe presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane znj.Doris Pack.


Kryetarja e Lidhjes Demokratike të gruas në Shqipëri, Albana Vokshi i bëri thirrje nënave, bijave dhe grave të bashkohen në një lëvizje të vetme për mbrojtjen e të drejtave të grave e çdo qytetari të braktisur nga kjo qeveri.

“200 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi i tyre. Shkak kryesor është papunësia dhe mungesa e shpresës në vendin e tyre, ndaj ne duhet të jemi bashkë në një lëvizje për mbrojtjen e të drejtave përkundrejt kësaj qeverie arrogante” – tha Vokshi.

Për Doris Pack vuajtja është lëgjitime dhe frika e prindërve për fëmijët e tyre e justifikuar.

“Sot kam ardhur këtu sepse po flasim për situatën e grave në Shqipëri dhe Europë dhe ndiej keqardhje për situatën aktuale në Shqipëri. Nëse kanabisi është tema më e diskutuar në këtë vend kjo nuk është gjë e mirë. Unë e di për cfarë bëhet fjalë, pasi kam humbur vajzën time në betejën me narkotikët. Ndaj ju lutem mundohuni ti mbushni mendjen politikanëve të gjejnë mundësi të tjera punësimi për të rinjtë dhe jo ti shtyjnë drejt punës me kanabis.Gratë duhet të përfshihen më shumë në politikë pasi shumë gjëra i kuptojnë më mirë se burrat dhe shkalla e papunësisë 40-50% është tepër e lartë” – tha Doris Pack.

Për kryedemokratin Basha gratë e këtij vendi mbajnë në kurriz një peshë të pabarabartë dhe të padrejtë çdo ditë.

“Si baba i dy vajzave, si bashkëshort dhe si bir nëne, e kuptoj ankthin e përditshëm të nënave shqiptare. Pasiguria i shtohet pamundësisë. Pasiguria ndaj shtetit i cili në vend t’i mbrojë, po i godet qytetarët me forcë dhe arrogancë. Çelësi i përparimit për Shqipërinë është lufta ndaj të keqes dhe shpërblimi i meritokracisë dhe vlerave. Vlerave me të cilat na keni rritur ju nëna shqiptare” – tha kreu i PD.

“Përparimi i vendit vjen përmes ekonomisë dhe ekonomia e vendit tonë do të lëvizë sërish, me taksat më të ulëta në Ballkan, taksa të cilat do të lejojnë hapjen e vendeve të reja të punës. Do të investojmë për studentët e rinj jo me propagandë, por me taksat e shqiptarëve” – tha Basha duke vijuar me një propozim për nënat shqiptare.

“Fëmijët e shqiptarëve do i heq nga rrugët, përmes mbështetjes financiare do të mundësojmë që edhe pas orarit mësimor, fëmijët të qëndrojnë në shkollë deri në orën 15:30 – 16:00 ku do të mund të ndjekin dhe kryejnë aktivitete kulturore sportive dhe artistike nën vëzhgimin e mësuesve.”

Për kryedemokratin Lulzim Basha, konsultimi dhe parashikueshmëria e vendimmarrjes do të jenë rregulli i qeverisjes së re. Por më parë duhet të marrim një vendim më 18 shkurt në Tiranë – tha Basha – dhe në ballë të saj do të jetë rinia, por jam i sigurt që edhe gjithë nënat dhe bijat shqiptare do të prijnë lëvizjen mbarëpopullore të 18 shkurtit.

Basha me Lidhjen Demokratike te Gruas (14)

Etiketa: Bashaforumi i gruaspersekutimiprotestapushteti


Ju sugjerojmë

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje
-U tha në Opinion

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje

8 Qershor, 2026 10:54 pm
Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec
-U tha në Opinion

Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec

8 Qershor, 2026 10:41 pm
Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale
InstaBIZ

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale

8 Qershor, 2026 10:39 pm
Inovacioni/ Rama takim me të rinj në Gjirokastër: Rrisim financimin për startup-et
Politikë

Rama publikon videon dhe i përgjigjet Iranit: Po merakoseni për shqiptarët?

8 Qershor, 2026 10:33 pm
Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
Kryesore

Zvërneci, Rama për Reuters: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

8 Qershor, 2026 10:10 pm
Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
Bota

Netanyahu: Lufta me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaruar ende

8 Qershor, 2026 9:23 pm
Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
Sociale

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

8 Qershor, 2026 9:15 pm
Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë

8 Qershor, 2026 8:41 pm
Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
Aktualitet

Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri

8 Qershor, 2026 8:39 pm
Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë

8 Qershor, 2026 8:34 pm
Para
Super Teuta “përmbys” Vllazninë për 2 minuta dhe kualifikohet

Super Teuta “përmbys” Vllazninë për 2 minuta dhe kualifikohet

Ja si na përgjojnë shërbimet e fshehta

Ja si na përgjojnë shërbimet e fshehta

Kate Upton i heq të gjitha për kopertinën e “Sports Illustrated”

Kate Upton i heq të gjitha për kopertinën e “Sports Illustrated”
















TE FUNDIT

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje
8 Qershor, 2026

Në emisionin “Opinion” po diskutohet tema “Pse po hetohen nga SPAK tokat në Zvërnec”, zone e cila kohët e fundit...

Lexo më shumë

Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec

Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec
8 Qershor, 2026

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan sot në 8 qershor foli për hetimet e SPAK...

Lexo më shumë

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale
8 Qershor, 2026

Pas ironive të një dite më parë të bëra nga kryeministri Edi Rama për blogerët që dalin në protestë dhe...

Lexo më shumë

Rama publikon videon dhe i përgjigjet Iranit: Po merakoseni për shqiptarët?

Inovacioni/ Rama takim me të rinj në Gjirokastër: Rrisim financimin për startup-et
8 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, i cili komentoi protestat e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}