Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koka sulm kryebashkiakëve: Betoni s’mund të jetë prioriteti juaj!

2017/01/27 at 7:31 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Koka sulm kryebashkiakëve: Betoni s’mund të jetë prioriteti juaj!

Ministri i Mjedisit Lefter Koka sulmon kryebashkiakët shqiptarë, teksa u kujton pa drojë se betoni nuk mund të jetë prioritet i tyre.

Sot kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama vendosën disa pllaka në sheshin ”Skënderbej”,  paralelisht ministri Koka zhvillonte një aktivitet në Dajt për Shërbimin pyjor ku lëshoi deklarata të forta për betonizimin e vendit. 

“Betoni nuk mund të jetë prioriteti i KryeBashkiakëve. Betoni nuk është ajo çka ju duhet qytetarëve shqiptarë.  Pushteti Vendor duhet t’i bashkohet aksionit për kthimin e pyjeve Shqipërisë, të koordinojnë punën e tyre me ne, duke zbatuar kështu dhe përgjegjësitë ligjore që ata kanë”, deklaroi Koka, duke shtuar se kryebashkiakët nuk mund të parashikojnë në buxhetet e tyre vetëm rrugë, pallate dhe beton.

Por Koka nuk është mjaftuar vetëm me këtë konstatim, duke thënë se ka kryebashkiakë që ende vazhdojnë të japin leje te subjektet private vendorë për shfrytëzim pyjesh.

”Këto veprime janë vepra për ndjekje penale. Ne kemi identifikuar çdo shkelje”, theksoi Koka sot.

I pyetur nga gazetarët ministri Koka për zbatimin  e moratoriumit të pyjeve dhe menaxhimin e pyjeve nga pushteti vendor theksoi se ka ende bashki që nuk kanë filluar të zbatojnë ligjin dhe të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe moratoriumi ka dhënë efektet e pritura.

“Unë jam i bindur se rastet flagrante të identifikuara nga ne, qysh kur Moratoriumi i Pyjeve hyri në fuqi nga Shkurt 2016, sot janë një dëm i vogël krahasuar me dëmin masiv të bërë në vite më parë. Unë jam i bindur që nuk mund të marrim frutet në punën tonë për pyjet, brenda një mandati politik, por nesër të gjithë do jemi krenarë për atë që do të shohim si efekt i moratoriumit 10 vjeçar”, tha ai.

Koka i pyetur nga gazetarët foli me tone të ashpra për menaxhimin dhe administrimin e pyjeve nga Bashkitë, ligj që ka kaluar pyjet te pushteti vendor qysh prej Maj 2016.

“Unë disa herë e kam kërkuar dhe kujtuar pushtetit vendor detyrimet që kanë. E kam bërë këtë disa herë edhe publikisht. Me keqardhje vërej që ende ka të zgjedhur vendor që nuk kanë pyjet prioritet dhe zbatimin e ligjit për menaxhimin dhe administrimin e tyre. Më vjen shumë keq që ende ka shumë kryebashkiakë, që nuk e kanë kuptuar që terrritori i tyre është zgjeruar, nuk e kanë kuptuar që duhet të marrin nisma për të shtuar sipërfaqe të gjelbëruara, por më e rëndësishmja është që disa prej tyre nuk kanë marrë ende administrimin real të pyjeve. Ende shumë Bashki, nuk kanë ngritur Ndërmarrje Publike Pyjore, si detyrim ligjor që e kanë dhe nuk është e udhës që sot ne shohim ende në zona të thella pyjore që ka qytetarë që nuk ju ofrohet ngrohja”, tha Koka.

“Gjej rastin t’i kujtoj Krerët e Bashkive,  sa nuk është vonë, të marrin masa të plotësojnë nevojat e ngrohjes për popullatën dhe njëkohësisht të respektojnë ligjin, i cili specifikon qartaz numrin e specialistëve pyjorë që duhet të punësojnë, si dhe për sipërfaqet e gjelbërimit që duhet ti ofrojnë qytetarëve që i kanë zgjedhur. Ata nuk mund të parashikojnë në buxhetet e tyre vetëm rrugë pallate dhe beton. Nuk është vetëm betoni që ju duhet shqiptarëve. Shumë Kryebashkiakë ende nuk e kanë kuptuar dhe zbatojnë ligjin. Ka kryebashkiakë që ende vazhdojnë të japin leje subjekteve private  vendorë. Këto veprime janë vepra për ndjekje penale. Ne kemi identifikuar çdo shkelje të kryer, përmes ISHMP .

Nëse Kryebashkiakët shohin prioritet zgjedhjet e vendimet e tyre i marrin bazuar në këto interesa, kjo nuk është rruga e duhur për qytetarët.”, përfundoi Koka./Shuplaka/

Ju sugjerojmë

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje
Rajoni

Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje

5 Korrik, 2025 6:45 pm
Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…
Aktualitet

Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…

5 Korrik, 2025 6:22 pm
Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura
Aktualitet

Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura

5 Korrik, 2025 6:03 pm
Ishte me pushime? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë
Sport

Ishte me pushime? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë

5 Korrik, 2025 5:52 pm
Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur

5 Korrik, 2025 5:28 pm
Rriten ankesat e qytetarëve për policinë
Aktualitet

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë

5 Korrik, 2025 5:14 pm
Para
Mikhail Gorbaçov: Bota është gati për luftë!

Mikhail Gorbaçov: Bota është gati për luftë!

Historia e pabesueshme e vajzës hebreje, si u shpëtua nga shqiptarët

Historia e pabesueshme e vajzës hebreje, si u shpëtua nga shqiptarët

Zbulohet arsyeja e mërzitjes së Melania-s gjatë ceremonisë se inaugurimit

Zbulohet arsyeja e mërzitjes së Melania-s gjatë ceremonisë se inaugurimit

TE FUNDIT

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
5 Korrik, 2025

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë bllokuar një mjet lundrues tip skaf dhe kanë ndëshkuar me...

Lexo më shumë

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
5 Korrik, 2025

“Pas pesë ditësh në përballje të vazhdueshme me flakët, vatra e zjarrit në venddepozitimin e mbetjeve urbane në Elbasan është...

Lexo më shumë

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
5 Korrik, 2025

Sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë 24 palestinezë në Rripin e Gazës të shtunën, përfshirë 10 njerëz që po kërkonin...

Lexo më shumë

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
5 Korrik, 2025

Në emisionin “Pro Business” në Tv Klan u diskutua gjendja aktuale e tregut të ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com