Sapo është publikuar projekti më i ri i reperit Capital T në bashkëpunim me DJ Nika dhe Macron.
“C’est la Guerre” mban titullin kënga për teksin e së cilës është kujdesur vetë Trimi.
Për videon e kësaj kënge është kujdesur Marco ndërsa instrumentalin e ka bërë Cellor Prod.
Kujtojmë se Capo vitin që lam pas ka qenë shumë i angazhuar në sjelljen e projekteve të reja muzikore të cilat janë shndërruar në hite. Ai edhe 2017-tën e nisi mbarë dhe ky nuk është projekti i vetëm i reperit pasi ai është në përgaditje edhe për këngë të reja.