Profesori i degës së letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në UT, Bardhyl Matraxhiu, ka ironizuar programin kombëtar të kontrollit bazë shëndetësor në Shqipëri, Check Up-in.
Me anë të një shënimi në profilin personal në facebook, Matraxhiu shkruan se në Ferr ka shpërthyer një kryengritje e fuqishme e mijëra shqiptarëve të vdekur, e gjithë kjo, pasi kanë marrë lajmin se figurojnë në listat e Check Up-it të Shqipërisë.
Duke vijuar me tej me statusin, ai thekson, se ata i kanë dërguar një peticion Luçiferrit, ku i kërkojnë të rilindin dhe të rikthehen në Shqipëri pasi analizat vërtetojnë që janë shëndoshë si molla dhe kanë vdekur gabimisht dhe gjithashtu janë ndëshkuar gabimisht në Ferr.
Në lidhje sa më sipër, profesor Matraxhiu shkruan se ata i kërkojnë dhe Vettingun gjyqtarëve djaj që i kanë dhënë këto vendime duke i quajtur të korruptuar.
“Mësohet se Shën Pjetri i ka dërguar një relacion Zotit, ku e informon që ata pak shqiptarë që janë në Parajsë rrinë urtë dhe nuk kanë pretendim që të rilindin e të rikthehen në Shqipëri. Madje, shton Shën Pjetri, u pyetën dhe thanë se do të preferonin më mirë degdisjen në Ferr se sa të rilindeshin përsëri në Shqipëri”, shkruan ai.
Shënimi i plotë i Prof. Bardhyl Matraxhiut në facebook:
Kryengritje Shqiptare në Ferr!
Burime të mirëinformuara por anonime na bëjnë me dije se në Ferr ka shpërthyer një Kryengritje e fuqishme e mijra shqiptarëve të vdekur. Kjo, pasi kanë marrë lajmin se figurojnë në listat e Check-Up-it të shqipërisë.
Ata i kanë dërguar një peticion Luçiferrit ku kërkojnë të rilindin dhe të rikthehen në Shqipëri pasi analizat vërtetojnë që janë shëndoshë si molla dhe kanë vdekur gabimisht dhe janë ndëshkuar gabimisht në Ferr. Për këtë kërkojnë dhe Vettingun e gjyqtarëve djaj që I kanë dhënë këto vendime duke i quajtur të korruptuar.
Ndërkaq, mësohet, se Shën Pjetri I ka dërguar një relacion Zotit, ku e informon që ata pak shqiptarë që janë në Parajsë rrinë urtë dhe nuk kanë pretendim që të rilindin e të rikthehen në Shqipëri. Madje, shton Shën Pjetri, u pyetën dhe thanë se do të preferonin më mirë degdisjen në Ferr se sa të rilindeshin përsëri në Shqipëri.
Foto: