Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në Pezë të Madhe, ku një efektiv policie është plagosur rëndë.
Efektivi i policisë ka qenë duke udhëtuar me një motor tip “Piaggio” kur është përplasur me një automjet tip “Fiat”.
Mësohet se i aksidentuari është efektivi me iniciale E.K., i cili ka qëndruar i shtrirë në gjendje të rëndë në tokë për më shumë se 45 minuta, derisa ka mbërritur ambulanca.
“Ka mbi 40 minuta që kemi lajmëruar dhe nuk ka ardhur akoma as policia, as ambulanca. I aksidentuari është në gjendje të rëndë, policia sapo erdhi. Po ju dërgoj dhe videon, ambulanca sapo erdhi pas gati një ore, shyqyr që po merr frymë i plagosuri. Polici që u aksidentua quhet E.K., e dëgjova emrin nga kolegët e tij që erdhën në vendngjarje. Ambulanca që erdhi e para ishte e një shoqate zviceriane që ndodhet afër, e njoftoi kryetari i komunës më pas erdhi ajo e shtetit që garanton shëndetësinë falas”, shkruan një dëshmitar për JOQ.