Gentjan Muça ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të kurorëzuar dashurinë me të fejuarën e tij prej vitesh.
Zëvendëskapiteni i Tiranës tha “po” në një ceremoni të mbajtur para fillimit të ndeshjes kundër Skënderbeut.
Edvan Bakaj ishte dëshmitar i celebrimit, së bashku me zëdhënësin e klubit bardheblu, Arbi Laçi, njëherësh i afërm i Muçës.