Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista në Opinion/ Kouchner: Kam punuar 2 vjet në Kosovë, por kurrë nuk më ka ftuar në shtëpi një familje kosovare

2016/10/12 at 11:42 PM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista në ‘Opinion’/ Kouchner: Shqipëria ishte fortesa e fundit e stalinizmit

Bernard Kouchner është një politikan francez, në të shkuarën ka qenë ministër shëndetësie dhe ministër i punëve të jashtme. Në vitet 1999-2000, ka pasur postin e kryeadministratorit të Kosovës. Mbrëmjen e sotme, vjen në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Opinion’ në TV Klan.


Desada Metaj: Megjithatë, ju u kthyet përsëri në rajon, por kësaj radhe në Kosovë. Cila ishte përshtypja juaj e parë me të mbërritur në atë vend dhe takimi i parë me kosovarët?

Kouchner: Kosova është një tjetër histori. Unë në Kosovë kam qenë i dërguar nga Kombet e Bashkuara për 2 vjet. Ajo ishte një lufte për çlirim sigurisht, por shumë e veçantë, sepse shqiptarët e Kosovës donin të ishin të lirë, të mbronin kulturën e tyre, të kishin akses në botën moderne, në edukimin modern dhe kjo qe mjaft e vështirë, sepse në Bosnjë flitej e njëjta gjuhë, flitej serbisht. Të dyja komunitetet serbo-kroate dhe myslimane në Bosnjë njiheshin, shkonin në shkollë bashkë. Ndërsa në Kosovë ishte një ndarje e plotë, njerëzit nuk flisnin serbisht, flisnin shqip dhe jetonin në anën e tyre. Vetëm në Beograd kur ndiqnin studimet, vetëm aty bashkoheshin, ndërsa në Kosovë jetonin të ndarë. Ne jemi përpjekur që të krijojmë shkolla mikse ku të mësohej shqip dhe serbisht. Kjo ka qenë një betejë e vështirë dhe e pamundur. Vetëm një shkollë e fshehur dukej sikur funksiononte dhe ne nuk e vizitonim, kështu kisha vendosur, por i lamë të bashkëjetonin të dyja komunitetet. Ishte vërtet e vështirë dhe në atë kohë ishte UÇK. UÇK luftonte për çlirimin e Kosovës  që përshkruhej në perëndim si një grup njerëzish të egër. Duhet kuptuar që Franca kishte një marrëdhënie të veçantë me Serbinë. Franca dhe Serbia ishin shumë të lidhura, ushtria franceze kishte një numër të konsiderueshëm serbësh, jugosllavësh në atë epokë. Dhe jugosllavët për Francën ishin njerëz të hapur ndaj botës, ishte një komunizëm më i butë dhe më i hapur, më të lirë. Unë kam qenë me studentë komunistë dhe sikurse jua thashë kam qenë anti-stalinistë. E pata vizituar Jugosllavinë në vitet ’60 dhe më dukej mirë.

Nuk mund ta mendoja kurrë që serbët dhe kroatët do të luftonin me njëri-tjetrin, i përkisnin republikës socialiste jugosllave. Më pas pamë që realiteti ishte ndryshe. Në Kosovë lufta qe e ashpër. Ndërsa në Kosovë lufta ishte më e egër. Ishin milicët serbë që vrisnin dhe ushtria e kosovarëve dhe 1 milion njerëz që largoheshin nga vendi i tyre për të ardhur tek ju, disa shkuan në Maqedoni apo në Mal të Zi për t’u strehuar pasi i shpëtuan barbarizmave dhe vrasjeve të milicisë serbe. Pra, kishte dy zgjidhje, ose do të arrinim njëfarë marrëveshjeve dhe t’i linim të bashkëjetonin kosovarët dhe serbët ose duheshin ndarë nga njëri-tjetri. lufta qe e mizore dhe urrejtja mjaft e egër. Pas disa vitesh tentativash, unë personalisht, brenda një muaji apo dy u binda që nuk ishte e mundur bashkëjetesa. Ndryshimet kulturore, kulturore ishte një emër për të maskuar divergjencat familjare, luftërat, përplasja qe shumë e fortë.  Kosovarët nuk donin t’i lejonin që serbët të ktheheshin. Racizëm të theksuar i karakterizonte ta dyja palët. Duhet përmendur edhe influenca e Perandorisë osmane, për 4 shekuj. Me pak fjalë komuniteti ndërkombëtar vendosi se ndarja qe zgjidhja më e mirë, por aspak e thjeshtë. Unë kam qenë më afër kulturës serbe sesa për kosovarët.

Kam punuar 2 vjet në Kosovë, por kurrë nuk më ka ftuar një familje kosovarësh. Vetëm një herë ndodhi, ajo quhej Mimoza, ishte dentiste, edhe i shoqi po ashtu.

Edhe një herë më ka ftuar Hashim Thaçi. Nuk ka qenë aspak e lehtë. Ne vendosëm se ishte më mirë që t’i ndanim nga njëri-tjetri. Bashkimi evropian është zgjeruar goxha dhe në bashkimin evropian ka një Serbi, një Kroaci dhe Kosova mund të krijonte federatat që donte, ky ishte vizioni ynë i bukur. Krocia është tashmë pjesë e Evropës së bashkuar. Serbia duhet të hynte. Kosova ndoshta, ju gjithashtu, por Evropa nuk po shkon mirë.

Shiko videon:  



Ju sugjerojmë

Përmbytje në Vietnam, mbi 50 të vdekur dhe mijëra të evakuuar
Bota

Përmbytje në Vietnam, mbi 50 të vdekur dhe mijëra të evakuuar

21 Nëntor, 2025 11:01 am
21 banesa nën ujë në Fier, banorët në alarm nga dalja e shtratit të lumit Vjosë
Aktualitet

21 banesa nën ujë në Fier, banorët në alarm nga dalja e shtratit të lumit Vjosë

21 Nëntor, 2025 10:47 am
Samiti i Planit të Rritjes, Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE
Kryesore

Samiti i Planit të Rritjes, Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE

21 Nëntor, 2025 10:36 am
Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
Kryesore

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati

21 Nëntor, 2025 10:32 am
Polonia shpall masa të ashpra kundër Rusisë
Bota

Polonia shpall masa të ashpra kundër Rusisë

21 Nëntor, 2025 10:31 am
Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti
Kryesore

Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti

21 Nëntor, 2025 9:42 am
Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa
Aktualitet

Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa

21 Nëntor, 2025 9:40 am
Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”
Kryesore

Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”

21 Nëntor, 2025 9:38 am
Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore
Aktualitet

Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore

21 Nëntor, 2025 8:31 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi 21 nëntor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

21 Nëntor, 2025 8:27 am
Para
Intervista në Opinion/ Kouchner: Në Francë nuk vritej asnjë, këtu vriteshin të gjithë

Kouchner: Në Kosovë ka pasur masakrime të fshatarëve serbë

Intervista në ‘Opinion’/ Kouchner: Shqipëria ishte fortesa e fundit e stalinizmit

Kouchner: Në Shqipëria do preferoja të isha kandidat për President

Intervista në Opinion/ Kouchner: Në Francë nuk vritej asnjë, këtu vriteshin të gjithë

Intervista në 'Opinion'/ Kouchner: Kam njohur Rugovën dhe Berishën, nuk është e njëjta gjë...
















TE FUNDIT

Përmbytje në Vietnam, mbi 50 të vdekur dhe mijëra të evakuuar

Përmbytje në Vietnam, mbi 50 të vdekur dhe mijëra të evakuuar
21 Nëntor, 2025

Një valë e reshjesh shiu goditi Vietnamin qendror këtë javë, duke shkaktuar përmbytje historike. Numri i të vdekurve dhe i...

Lexo më shumë

21 banesa nën ujë në Fier, banorët në alarm nga dalja e shtratit të lumit Vjosë

21 banesa nën ujë në Fier, banorët në alarm nga dalja e shtratit të lumit Vjosë
21 Nëntor, 2025

Prurjet e larta të lumit Vjosë gjatë natës kanë shtuar prezencën e ujit në 21 banesa në fshatin Ferras të...

Lexo më shumë

Samiti i Planit të Rritjes, Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE

Samiti i Planit të Rritjes, Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE
21 Nëntor, 2025

Komisionerja e BE, Marta Kos thotë se Ballkani Perëndimor i përket BE. Në fjalën e saj në samitin e Planit...

Lexo më shumë

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
21 Nëntor, 2025

Tirana ka pritur samitin e Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com