Kamza është tronditur gjatë natës nga një shpërthim i i një sasie eksplozivi në një banesë. Policia e Tiranës bën me dije se shpërthimi ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të shtunës duke u gdhirë e diela në një banesë në Kamëz, fatmirësisht pa shkaktuar lëndime në njerëz.
“Më datë 02.10.2016, rreth orës 02:25, në rrugën “Athina”, në Kamëz, në oborrin e banesës së shtetases D. S., ka ndodhur një shpërthim”,
Si pasojë e këtij shpërthimi bëhet e ditur se banesa ka pasur vetë dëme shumë të lehta materiale, ku është deformuar pjesa e poshtme e portës së jashtme.
Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një sasi e vogël lënde plasëse, ndërkohë që Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.