Një njeri u godit me armë zjarri në një qendër tregtare në Malmo të Suedisë këtë pasdite.
Raportohet se i plagosuri është dërguar në spital teksa policia ka rrethuar me urgjencë zonën përreth.
Aktualisht, askush nuk lejohet të largohet nga qendra tregtare, e cila ndodhet në rrethin Rosengard.
Sipas agjensisë së lajmeve ANSA, në qytetin e Malmoe, të shtënat janë të shpeshta, për shkak të bandave lokale.
Por autoritetet ende nuk kanë konfirmuar nëse bëhet fjalë për sher bandash apo sulm terrorist.