Policia e Shkodrës ka finalizuar aksionin e koduar me emrin “Stop” nga i cili janë gjetur 19 persona afganë që tentonin të kalonin për në Malin e zi. Ata ishin fshehur në një pjesë të pyllëzuar të malit të quajtur “Kolaj”, në afërsi të urës “Gjolulit” në Shkodër.
Afganët do të ndihmoheshin nga dy shtetas shqiptarë, një prej të cilëve ka rënë në pranga ndërsa tjetri është në kërkim.
Është arrestuar Kushtrim Brahaj, 26 vjeç, banues në Kamëz, ndërsa në kërkim është shpallur personi me inicialet R.M.
Du personat akuzohen për “ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri”.