Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shenja të demencës apo të harresës normale? Si të bëhet dallimi

2025/04/28 at 10:05 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shenja të demencës apo të harresës normale? Si të bëhet dallimi

Futesh në një dhomë dhe harron pse. Njeh dikë dhe për punë minutash ia harron emrin. S’mban mend ku ke parkuar makinën. Pa dashje ke lënë celularin në frigorifer.

Janë situata që na kanë ndodhur të gjithëve pavarësisht moshës. Por a janë këto shenja të lodhjes, hutim apo demencë? Siç e cekëm më sipër, të gjithë jemi të prekshëm nga këto situata të ndryshme.

Por ekspertët e demencës dhe të plakjes japin këshillat se çfarë është normale dhe çfarë është shqetësuese që kërkon këshilla mjekësore.

Sa shumë harresë është normale gjatë plakjes?

Me kalimin e kohës të gjithë bëhen më të ngadaltë dhe disa harrojnë më shumë. Kështu shprehet profesoresha Kaarin Anstey, psikologe. Kjo sipas saj ndodh edhe kur jemi më të rinj dhe të tejlodhur.

Ankesa më e zakonshme është se e “kemi fjalën në majë të gjuhës”, por thjesht nuk e mbajmë mend. Një harresë tjetër e përkohshme mund të jetë edhe ajo e celularit apo çelësave të makinës.

“Kjo është ajo që e quajmë normale në plakje”, tha Anstey.

Po ashtu është normale që ta kemi më të vështirë për të bërë gjëra ose nëse ato marrin më gjatë se më përpara. Neurologia Amy Brodtmann tha se shpejtësia se si i procesojmë gjërat mund të ngadalësohet me moshën. Për shumë njerëz që kanë patur detyra në nivele të larta mund të jetë alarmuese. Por kjo është tërësisht normale.

Duhet të shqetësohem nëse…

Vendos gjërat gabim gjithmonë?

“Nëse harron me raste ku ke vendosur çelësat, ose zgjohesh në mëngjes dhe zbulon që i le çelësat te dera kryesore, nuk është domosdoshmërisht një shqetësim”, tha Michael Woodward, gjeriatër.

Por nëse kjo ndodh më shpesh, atëherë gjërat mund të jenë pak më rëndë.

Harroj një emër dhe aksidentalisht them emrin e dikujt tjetër?

Problemet me gjuhën mund të jenë shenja paralajmëruese të demencës, veçanërisht nëse ato që po thua tingëllojnë si “sallatë fjalësh”.

“Nëse ke probleme me fjalët ose has vështirësi në to apo në gjetjen e tyre, më shqetëson”, tha gjeriatri Desmond Graham.

Humb shpesh?

Një nga karakteristikat klasike të sëmundjes së Alzheimerit është fakti që njerëzit fillojnë të humbin, thotë Brodtmann.

Është normale që humb duke shkuar në një vend të ri, por nëse bëhet problematike në vende familjare, mund të jetë shenjë paralajmëruese.

Harroj informacionin e rëndësishëm që më është thënë?

Nëse është diçka me vlerë, i kushtojmë shumë rëndësi dhe më pas e harrojmë është shenjë paralajmëruese e demencës.

“Nëse miku i ngushtë i dikujt ka vdekur dy ditë më parë, dhe e di atë fakt, por kur bisedon me të pyet se kur është funerali, tregon që nuk ka kujtesë të asaj që po ndodh aktualisht dhe kjo është shqetësuese”, tha Brodtmann.

I përsëris të njëjtën histori të njëjtit person?

Gjeriatri Woodward thotë se përsëritja e të njëjtës histori në një bisedë të vetme mund të jetë shenjë paralajmëruese.

Futem në një dhomë dhe harroj ku isha?

Kjo u ndodh të gjithëve dhe është më shumë një mungesë vëmendje. Njerëzit me ADHD e përjetojnë zakonisht përgjatë jetës së tyre.

Kjo ndodh nëse nuk je fokusuar në atë që po bën dhe mendja punon për të bërë një gjë tjetër para se të mbarojë një detyrë që kishte për të mbaruar.

Çfarë mund ta shkaktojë tjetër harresën?

Ka shumë arsye pse edhe njerëz të shëndetshëm mund të përjetojnë momente harrese. Për shembull nënat e reja me fëmijë të vegjël që qëndrojnë gjithë natën zgjuar mund të përjetojnë momente të tilla.

Disa njerëz kanë përjetuar edhe “mjegullën e trurit” pas infeksionit të Covid-19. Edhe kimioterapia ose drogat mund të japin efekte anësore në çështjet e harresës. Stresi kronik mund të ketë efekt negativ sa i përket kujtesës afatshkurtër.

Ekspertët thonë se në raste të ndryshme mund të parandalohet rreziku i sëmundjes me dieta të përmirësuara apo ushtrime. Megjithatë, ata sugjerojnë që personat të takojnë një mjek nëse vënë re ndryshime të tilla.

Ju sugjerojmë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje
Rajoni

Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje

5 Korrik, 2025 6:45 pm
Para
Studentët serbë i japin fund bllokadës para zyrës së transmetuesit publik

Studentët serbë i japin fund bllokadës para zyrës së transmetuesit publik

Kardinalët thirrje kundër taktikave e aleancave në konklavë

Kardinalët thirrje kundër taktikave e aleancave në konklavë

“Shqipëria në BE brenda vitit 2027”, Kos: Dështim nëse nuk ndodh brenda mandatit tim

“Shqipëria në BE brenda vitit 2027”, Kos: Dështim nëse nuk ndodh brenda mandatit tim

TE FUNDIT

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
5 Korrik, 2025

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe të shtunën, me gjithë aktgjykimin e gjykatës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com