Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti amerikan Barack Obama kanë biseduar për ekstradimin e mundshëm të Fetullah Gulenit, liderit të organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA). Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, njofoti se kërkesa zyrtare në lidhje me ekstradimin e liderit të organizatës terroriste Fethullahçi (FETO) ka arritur tek autoritetet amerikane dhe se ka filluar procesi i shqyrtimit të kësaj kërkese. Ai në konferencën ditore bëri vlerësime në lidhje me tentativën e pasukseshme të FETO-s për grusht shteti dhe kërkesën për ekstradiminin e liderit të FETO-s, Fethullah Gulen.
Earnest bëri të ditur se sot në mëngjes Presidenti i Turqisë, Erdoğan dhe Presidenti i SHBAve Obama kanë zhvilluar një bisedë telefonike. “Presidenti Obama përsëri ka theksuar ‘përkushtimin e fuqishëm të SHBAve ndaj qeverisë së Turqisë të zgjedhur në mënyrë demokratike’”, tha ai. Earnest theksoi se në bisedën telefonike dy presidentët kanë biseduar edhe në lidhje me ekstradimin e liderit të FETO-s Gulen. Ai njoftoi se dokumentet në lidhje me ekstradimin nga ana e qeverisë së Turqisë sot në orët e mëngjesin kanë arritur tek ata dhe se Ministria e Jashtme dhe e Drejtësisë kanë filluar të shqyrtojnë kërkesën. Ai tha se aplikimi do të shqyrtohet sipas pikave të marrëveshjes mes dy vendeve për ekstradim dhe ligjet e SHBA-ve.
“SHBA të nuk i përkrah terroristët. SHBA nuk i përkrah njerëzit që bëjnë komplot për të përmbysur qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli. SHBAtë janë të përkushtuar për sundimin e ligjit. Ne do të veprojmë në pajtim me procedurat e përcaktuara në marrëveshjen për ekstradim”, u shpreh Earnest. Duke bërë të ditur se rezultati i marrë në fund të shqyrtimit të dokumenteve do të jetë plotësisht një procedurë ligjore, Earnest njoftoi se ndaj kësaj çështjeje edhe një gjykatës federal do të marrë pjesë.