Policia e Tiranës ka gjetur një furgon të braktisur pranë Shkollës Teknologjike, afër vendit të quajtur “Pallati me Shigjeta”.
Pas verifikimeve ka rezultuar se, furgoni ishte grabitur dhe më pas u braktis nga autorët pasi automjeti u prish gjatë rrugës./panorama
Fillimisht u dyshua se ky automjet mund të kishte lidhje me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku u grabitën rreth 1 milion euro.
Autorët e grabitjes në Rinas pas largimit nga vendngjarja, dogjën automjetin me të cilën hynë në pistën e aeroportit të Rinasit dhe më pas u larguan me automjet tjetër.