Elvana Gjata u kthye në skenë pak ditë më parë me këngën më të re të titulluar “Njësoj”, pas një mungese të gjatë me projekte dhe mbrëmje muzikore.
Sipas burimeve të afërta të gazetës “Panorama”, edhe mungesa e saj në treg ka qënë e lidhur me një moment jo të qetë që po kalon në gjendjen e saj sentimentale, sa i përket dashurisë.
Kënga, vargjet e të cilës janë dedikim dashurie, nuk dihet ekzaktësisht se kujt ja ka dedikuar këngëtarja, e cila gjithmonë ka preferuar të jetë evazive në media, në lidhje me rrëfimet e saj të dashurisë.