Një studim i ri tregon se marrja e paracetamolëve gjatë shtatzënisë ndikon në lindjen e fëmijëve autikë.
Studimi më i fundit i kryer nga studiuesit spanjollë tregon se fëmijët e ekspozuar rregullisht ndaj ilaçeve, ndërkohë që janë në barkun e nënës kanë më tepër risk. Studiuesit këshillojnë që paracetamoli duhet të merret vetëm nëse është i nevojshëm gjatë shtatzënisë dhe për një kohë të shkurtër.
Gjithashtu shkencëtarët theksojnë se ky është studimi i parë që tregon edhe efektet e ndryshme që ka përdorimi i medikamenteve te vajzat dhe djemtë. Më së shumti kanë qenë djemtë ata që kanë shfaqur tipare të autizmit, në rastet kur nënat kanë përdorur qetësues gjatë shtatzënisë. Për të realizuar këtë studim janë marrë në shqyrtim mbi 2500 nëna dhe fëmijë.