Një mesazh është përcjellè nga ambasadori Donald Lu dhe prokurori shqiptaro-amerikan Xhon Juncaj.
Drejtuar më shumë politikës, ëmesazhi i tyre solli në vëmëndje shembuj nga jeta e tyre.
Në një festë për pavarësinë e Amerikës, dy zyrtarët amerikanë theksuan se në një vend ku funksionojnë institucionet të gjithë janë të barabartë dhe trajtohen si të tillë.
Donald Lu: Në vitin 1960 u nis në një udhëtim tëvështirë 28 ditor me anije përmes oqeanit Paqësor drejt SHBA. Ai kishtre me vete vetëm 2 mijë dollar për të studiuar në Universitetin e Oklahomas. Në vend që ti përdorete paratë për blerë gjëra praktike ushqim, veshje dhe libra ai e përdori pjesën më të madhe për të blerë një BMË të përdorur. Gjatë ditës studionte inxhinieri dhe gjatë natës punonte si barist. Kur i mbaruan paratë shkoi në Los Angelos, ku gjeti punë në një kompani inxhinierike. përfundimish kompania sponsorizoi që ai të merrte green cart. Ai kurseu mjaftueshëm paraa për të sjëllë vëllezërit, motrënm dhe nënë e tij në SHBA. Im ati pati një karierë të gjatë si inxhinier. Ai nuk ishte kurrë i pasur, por ia afroi fëmijëve të tij mundësinë që ai vetë nuk i kishte pasur kurrë. Ai pati një jetë me Aventura dhe ishte krenar që ishte amerikan.
Xhon Juncaj: Sot festojmë pavarësinë e një vendi të madh. Si e masim madhështinë e një vendi. Babai dhe nëna im si shqiptarë do tju thoshin se në një vend te madh, me shumë punë dhe sakrificë, një mekanikë dhe e shoqja pastruese të dy me prejardhje shqiptare mund ti rrisin dhe ti japin shkollë 4 fëmijëve. Në një vend të madh mund ti rrisin ata fëmijë, me vlerat tradicionale shqiptarë, bukë e krimë dhe zemër të bardhë. Në një vend të madh mund të festojmë jo vetëm domethënien e 4 korrikut, por edhe 28 nëntorin. Do ti thoshim se në një vend të madh, djali i prindërve emigrantë mund të bëhet prokuror, një prokuror që përpara gjykatave të huaja deklaroi me krenari. Heronjtë e pavarësisë nuk nderohen me fishekzjarrë, si amerikan krenar ju them se heronjtë nderohen kur mbahet premtimi i tyre, premtimi për mundësi të barabartë për çdo qytetar, të bëhet edhe në të ardhmen./360gradë.al