Jo rrallë policët kanë qenë pjesë e kronikave për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve si atë verbale ashtu edhe fizike.
Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale tregon që polici edhe të vret nëse e shan. Ndërsa një grup efetiktivësh policie kanë ndaluar një djalë të ri, një prej policëve, që me sa duket është shefi, përveç fjalorit aspak të përshtatshëm, e kërcënon hapur dhe i thotë se ‘unë të fus plumbin’.
“…Të q*** robt! Ti shan policinë, ti shan policinë?! Unë të fus plumbin ore”, thotë polici.
Ndërsa personi që ndodhet mes policëve, përsërit “ku shava more, ku shava”. Nuk dihet se përse është ndaluar i riu dhe as nëse ka kryer veprime për të sjellë atë reagim të policit, që gjithsesi është jashtë çdo rregulli dhe ligji.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/indrit.hoxha.752/videos/10209114547322918/” width=”700″ height=”400″ onlyvideo=”1″]