Kanë filluar të qarkullojnë fotografi të ndryshme të dy personave tani më të përfolur të politikës në botë, Britania e Madhe – SHBA
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë filluar ta quajnë të ardhmen e botës si ‘e ardhmja me flotë të verdhë’. E kjo për shkak të kandidatit për president të SHBA’së, Donald Trump dhe tani kandidatit potencial për kryeministër të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, shkruan Gazeta Express.
Menjëherë pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, kryeministri i vendit David Cameron vendosi të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit. I menjëhershëm ishte zëvendësimi i tij. Kandidat potencial për kryeministër, shkruajnë mediat britanike, u shpall Boris Johnson, ish kryetari i Londrës.