Kryeqyteti britanik Londra ishte në shumicë dërrmuese për të qëndruar në Bashkimin Evropian, ndryshe nga disa zona të tjera industriale që votuan pro daljes, duke sjell edhe përmbysjen e rezultatit në favor të Brexit.
Londinezët votuan 70% pro qëndrimin në BE. Por, tashmë një lëvizje e re ka nisur në Londër, e cila kërkon që të aplikojë si qytet në BE.
“Londra është një qytet ndërkombëtar, dhe ne duam të mbetet në zemër të Evropës”, thuhet në peticionin e nisur në faqen Change.org.
“Le të përballemi me pjesën tjetër të vendit, e cila nuk është dakord…..kështu që të bëjmë divorc zyrtar dhe ne të shkojmë me miqtë tanë në kontinent”, thuhet më tej.
Peticioni sipas gazetës britanike “Independent”, i drejtohet kryetarit të Bashkisë, Sadiq Khan, për ta deklaruar Londrën të pavarur dhe të aplikojë për t’iu bashkuar në BE, duke u përfshirë madje edhe në zonën Shengen dhe në euro.
28 mijë persona kanë nënshkruar peticionin vetëm pak orë pas u hap.