Nuk kanë munguar vlerësimet, por as batutat në darkën zyrtare të organizuar nga qeverisa shqiptare në ndër të futbollistëve të Kombëtares. Në këtë darkë ishin të pranishëm disa prej krerëve të shtetit shqiptare dhe të Kosovës. Kreu i qeverisë Edi Rama dhe trajneri i Kombëtares Xhani De Biazi, shpërndanë edhe pasaportat për kuqezinjtë. Trajneri italian vlerësoi cilësitë e mesfushorit Burim Kukeli duke si një futbollist me cilësi të veçanta në fushë, ndërsa ky i fundit duket se nuk e kuptoi trajnerin italian, pasi ai foli në gjuhën italiane.
“Ka cilësi teknike, shpirtin e sakrificës, dëshirën për të qenë gjithmonë në dispozicion të skuadrës. E admiroj shumë sepse të jesh modest, por të njohësh cilësitë, është një meritë e tij”, ka thënë De Biazi për Kukelin. Por mesfushori i surprizoi të gjithë: “Unë nuk e kuptova (qeshin në sallë). Faleminderit. Jam shumë krenar që luaj për Kombëtaren, për këtë ekip. Falënderoj misterin dhe Kryeministrin për pasaportën”,tha Kukeli.