Revista SIA ka bërë një përmbledhje të vendeve që kanë gratë më të bukura. Në mesin e tyre është Shqipëria, ku sipas revistës, gratë shqiptarë janë më të bukurat në botë duke i rendituar si të parat. Ata kanë marrë shembull prezantuesen dhe këngëtaren Luana Vjollca, duke e ilustruar lajmin me fotografinë e saj.
Edhe pse në përshkrimin e lajmit thuhet se gratë shqiptarë janë shumë të bukura me sy të vi dhe flokë të zeza, Luana në atë fotografi është bionde.
Sipas tyre bukurinë e grave është shumë vështirë të vërehen, por ato janë gjithkah.
Në listën e përzgjedhur janë gratë nga Rusia, Filipinet, Brazili, Ukraina, Venezuela, Italia, Holanda, SHBA dhe Britania.