Autorë të ndryshëm, pjesëmarrës në forumin e Carneige Europe, debatojnë rreth sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë
Knut Fleckenstein – Zëvendëskryetar i Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian
Sanksionet e BE-së kundër Rusisë u miratuan në kundërpërgjigje të aneksimit nga Moska të garishullit të Krimesë në mars të vitit 2014, dhe destabilizimit politik të Ukrainës Lindore, proces që përfshiu edhe mbështetjen ushtarake për të ashtuquajturët separatistë. As BE dhe as partnerët e saj transatlantike, nuk donin të angazhoheshin ushtarakisht në këtë konflikt. Megjithatë, ka pasur një marrëveshje të gjerë se shkelja nga Kremlini e parimeve themelore të paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit në kontinentin evropian, s’mund të lihet pa u ndëshkuar. Prandaj, masa kufizuese dhe sanksionet – në fushën diplomatike dhe ekonomike – u shfaq si i vetmi mjet për t’iu kundërvënë veprimeve të Rusisë, dhe për t’u përpjekur ta sjellin sërish këtë vend në një sjellje më konstruktive.
Brukseli i ka lidhur sanksionet e tij me zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut, të cilat synojnë zgjidhjen e konfliktit. Në këtë mënyrë, BE-ja ka bërë të qartë pritshmëritë e saj. Heqja e sanksioneve pa ndonjë përparim thelbësor në përmbushjen e këtyre marrëveshjeve, do të vërë në rrezik atë pak që është arritur deri më tani. Unioni s’mund të jetë i kënaqur me zbatimin e ngadaltë të këtyre marrëveshjeve. Prandaj, politikëbërësit e BE-së duhet të diskutojnë një qasje hap-pas-hapi për heqjen e sanksioneve, në varësi të progresit të marrëveshjeve. Prioriteti i qartë duhet të jetë që Ukraina të rimarrë kontrollin e plotë të kufirit të saj lindor.
Piotr Buras – Kryetar i Zyrës së Varshavës i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme:
Vazhdimi i sanksioneve të BE-së ndaj Rusinë edhe pas korrikut 2016 duket i sigurtë, dhe zhurma e kohëve të fundit nga liderët e socialdemokratëve gjermane, Sigmar Gabriel dhe Frank-Valter Shtajnmajer, nuk do të ndryshojnë shumë. Burime të mirë-informuara thonë se këtë verë, nuk ka asnjë shtet anëtar të BE-së që synon të thyejë konsensusin në mesin e 28 vendeve, të cilat i lidhin sanksionet me zbatimin e marrëveshjes Minsk II, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainën Lindore.
Gjithashtu, Moska duket se është përgatitur për zgjatjen e sanksioneve, të paktën deri në fund të 2016-ës. Megjithatë, ndikimi ekonomik i sanksioneve në BE, është vetëm njëra nga arsyet për të pritur ndonjë hap të pasigurtë në vjeshtë. Sinjalet nga Berlini shkojnë në këtë drejtim. Berlini e sheh përdorimin e sanksioneve në radhë të parë si një instrument për të avancuar procesin politik të Minskut, dhe jo si një mjet për të ndëshkuar Rusinë. Ky është mesazhi i Shtajnmajerit.
Por si të veprohet nëse procesi ka ngecur? Nëse ka efektivisht një konflikt të ngrirë në rajonin lindor ukrainas të Donbasit pa asnjë marrëveshje në horizont, tundimi për të lehtësuar sanksionet ose ndryshuar filozofinë e tyre do të bëhet më i fortë. BE-ja do të duhet të përmbyllë ciklin e kësaj lëvizje, dhe të përcaktojë kushtet e saj konkrete për heqjen e sanksioneve, edhe kur nuk ka shumë gjasa të ndodhë zbatimi i plotë i marrëveshjes Minsk II. Në atë rast uniteti i BE-së mund të fillojë të shpërbëhet.
Amanda Paul – Analiste politike në Qendrën e Politikës Evropiane
BE-ja nuk mund të përballojë të luhatet mbi këtë çështje, për shkak se Moska do të interpretonte si një shenjë dobësie, çdo mungesë vendosmërisë ndaj sanksioneve. Kjo do të rezultonte në rritjen e përpjekjeve tashmë të konsiderueshme të Moskës, për të shënjesttruar lidhjet më të dobëta të BE-së. Minimi i politikës së sanksioneve të BE-së, është një prioritet për Kremlinin në qëllimin e tij përfundimtar të dobësimit të unionit dhe rolin të tij në lagjen e përbashkët.
Nuk ka asnjë arsye për heqjen e sanksioneve. Kushti që BE-ja i ka bashkangjitur dhënies fund të sanksioneve – zbatimi i plotë i marrëveshjeve të Minskut, që synojnë zgjidhjen e konfliktit në lindje të Ukrainës, nuk është përmbushur. Ndërsa disa vende anëtare do të donin të kthehesin të bënin si zakonisht biznes me Rusinë, në të njëjtën kohë nuk kanë një njohje të gjerë të domethënies që ka thyerja e unitetit mbi sanksionet.
Një lëvizje e tillë, jo vetëm që do të dëmtonte më tej besueshmërinë e BE-së në një kohë kur imazhi i saj si një aktore që bazohet tek disa vlera, ka qenë i dëmtuar nga reagimi i saj i neveritshëm ndaj krizës së refugjatëve, por ajo gjithashtu do të krijojë përshtypjen se Brukseli pranon konceptin rus të sferave të ndikimit. Evropa ka nevojë për të luajtur një lojë të gjatë me sanksionet, duke ruajtur unitetin dhe një gatishmëri për të formuluar përgjigje të shpejta ndaj sfidave të reja.
Gianni Riotta – Anëtar i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë
Po, por Evropa është luhatur që në fillim. Kompanitë gjermane dhe italiane lobuan shumë tek kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri Mateo Renzi, duke shpresuar në një përfundim të shpejtë të sanksioneve shumë jopopullore. Shtypi ekonomik italian është përmbytur nga metafora të tërbuara:”Sanksionet anti-ruse tashmë i kanë kushtuar shumë kompanive italiane…”.
Politikanë dhe opinionistë të njohur majtas, djathtas dhe në qendër vazhdojnë të shprehen se rruga më e drejtë është të bisedohet me presidentin rus Vladimir Putin, dhe jo ta izolojnë atë. Opinioni publik evropian – i turbulluar nga apelet luftarake të Marin Lë Penit në Francë, Najxhëll Fareixhit në Britaninë e Madhe, Bepe Grilos në Itali dhe ushtarëve të tyre- nuk ka ndonjë antipati për Putini. Ai konsiderohet si një i fortë.
Sjellje e tij mund të mos jetë e përshtatshme për ndonjë seminar think-tanku, por muskujt e tij të fryrë shkaktojë një tërheqje brutale prej maçoje. Qëndrimet e buta dhe të nuancuara të presidentit të SHBA-së Barack Obama, lëvdohen nga enklavat e arsimuara, por turmat e zemërura dhe populiste i shmangen dyshimeve të tij Hamletike. Prandaj nuk ka shumë pengesa mes Kremlinit dhe heqjes së sanksioneve.
Përveç një gruaje, Angela Merkelit. Ajo ka e vetme fuqinë t’i cilësojë sanksionet, si një shenjë e ashpër të një rezistence morale evropiane. Kjo gjendje do të vazhdojë deri në nëntor, kur Shtetet e Bashkuara do të votojnë presidentin e ri. Pastaj Merkeli ose mund të ketë mbështetjen e presidentes së parë grua të SHBA-së, ose nëse fiton Tramp, qasja e saj e fundit do të shkërmoqet brenda pak muajsh.
/Carnegie Europe –
Përkthimi: www.bota.al