Leonora Jakupi është shfaqur rrallë e më rrallë në media kohët e fundit. Duke e lidhur me këtë mungesë, u publikua lajmi se ajo është në një marrëdhënie, që u kurorëzua me një martesë. Por ajo ka folur vetë lidhur me këto thashetheme, dhe arsyen përse është tërhequr nga jeta publike, përkohësisht:
‘Asgjë nga ato që janë raportuar nuk është e vërtetë!’, ka thënë Leonora për Klan Kosova, e pyetur në është i vërtetë lajmi se ajo është martuar. Megjithatë, duket se ajo ka marrë një periudhë pushimi nga ekrani, për t’u përgatitur për të tjera projekte muzikore, që do të oublikohen shpejt: ‘Jam shumë e angazhuar, pasi jam në përgatitje të materialeve të reja’, është shprehur ajo.
Përgjithësisht e rezervuar sa i përket jetës së saj private, Leonora Jakupi është përfolur rrallë për marrëdhënie dashurore, të cilat nuk i ka konfirmuar asnjëherë.