Nga Kastriot Dervishi
Shqiptarët nga Kosova që vinin në Shqipëri trajtoheshin në mënyrën më mizore nga regjimi internacionalist i Enver Hoxhës.
Në bazë të marrëveshjeve të fshehta me Jugosllavinë, një pjesë e tyre ktheheshin atje (Jugosllavi), ndërsa pjesa tjetër që mbërrinte në Shqipëri u nënshtrohej procedurave të gjurmimit, denigrimit e burgosjes.
Bashkëlidhur është praktika e një shqiptari të Kosovës, të cilin regjimi marksist-leninist i Hoxhës e ktheu në Jugosllavi, ku natyrisht u dënua për kalim të paligjshëm të kufirit.