Bledar Mneri, i akuzuari kryesor për vrasjen dhe groposjen e Vasil Bibës, sipas policisë, dyshohet se është larguar drejt Gjermanisë, gjatë fazës paraprake të hetimeve.
Mneri rezulton të jetë larguar nga biznesi i tij privat, dy ditë pasi është mësuar për gjetjen e trupit të Bibës, pranë Fshatit Priskë në Dajt.
Ndërsa rezulton të jetë larguar nga Shqipëria në fund të muajt Shkurt, gjatë fazës kur emri i tij ende nuk kishte dalë si i dyshuar.
Një gjë e tillë ka vështirësuar dhe punën e strukturave të policisë për kapjen e tij.
Kjo është fotoja që Bledar Mneri ka bërë në Holandë, pak ditë pasi Policia e Tiranë deklaroi se e kishte shpallur në kërkim si personi kryesor, i dyshuar për vrasjen e Vasil Bibës.
Ky i fundit dyshohet se është vrarë me dy plumba në kokë, me pistoletë tip Makarov 9 mm, rreth muajt Dhjetor të vitit 2015 , kohë në të cilën humbi dhe kontaktet me familjen, të cilët e denoncuan të zhdukur.
Trupi i pajetë dhe pjesërisht i dekompozuar u gjet mesditën e 14 Shkurtit nga një bari i zonës.
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda i ka dërguar letër porosi shtetit gjerman bashkë me dosjen e plotë të Mnerit.
Tv Klan